E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestime për terrorizëm

Policia britanike ka arrestuar të enjten një mashkull 23-vjeçar dhe motrën e tij, pesë vjet më të re, në dyshimin e posedimit të dokumenteve që ndërlidhen me terrorizëm.

Dy të dyshuarit u arrestuan në qytetin Birmingham, 195 kilometra në veriperëndim të Londrës, dhe te ata u gjet një numër i madh i kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike , precizuan zyrtarë të paemëruar të policisë për agjencinë AP.

Sipas pohimeve të policisë lokale në Birmingham, arrestimi i tyre ishte planifikuar paraprakisht, dhe ai nuk paraqet përgjigje ndaj asnjë lloj kërcënimi të rendit dhe qetësisë publike.

Ndryshe, ligji britanik parasheh hapjen e ndjekjes penale me rastin e mbledhjes së informacioneve “nga të cilat, ka gjasa, që do të mund të përfitonte personi që kryen ose që përgatit një akt terrorist”, siç janë, për shembull, instruksionet për prodhimin e një bombe, dhe nëse ai person nuk ka “një arsyetim logjik” për një veprim të tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›