E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusët sërish kapen në spiunazh

Në SHBA ka shpërthyer një skandal i ri i spiunazhit. Në Houston janë arrestuar 11 sipërmarrës rusë, që dyshohet se eksportuan në mënyrë të paligjshme komponente digjitale ushtarake drejt Rusisë.

Sipas të dhënave të FBI, që nga viti 2002 kompania Arc ElectronicsP ka eksportuar në Rusi mikroelektronikë dhe mallra tjera teknologjike në vlerë prej 50 milionë dollarëve.

Në dokumentacionin e Departamentit amerikan të Drejtësisë thuhet se, mikroelektronika e ndaluar iu ishte dërguar institucioneve të zbulimit dhe atyre ushtarake ruse, përderisa precizohet se 11 të dyshuarit këtë lloj të mallrave ua dërgonin edhe disa kompanive në Teksas dhe “disa strukturave të tjera”.

Ndryshe, kjo pajisje mund të shfrytëzohet për qëllime ushtarake, gjegjësisht, për sisteme radarësh dhe të vëzhgimit, por edhe për sisteme të dirigjimit dhe të shpërthimit.

i dyshuari kryesor është 46-vjeçari Aleksandaer Fishenko, rus me shtetësi amerikane. Ai është themelues i kompanisë Arc Elektronics, dhe menaxher i të gjitha eksporteve të paligjshme të kësaj teknologjie të avancuar.

Sipas ABC News, në fund të vitit 2011, të dyshuarit ishin munduar të humbin gjurmët, duke shkatërruar dokumentacionin dhe materialet tjera që dëshmonin për lidhjet e tyre me autoritete ruse. Veç tyre, pjesë e listës së zezë janë edhe 165 shtetas të huaj dhe kompani që ofruan ndihmën e tyre për eksportimin e këtyre mallrave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›