Rikthehen konfrontimet në Siri
Të premten në mëngjes në Siri u rikthyen konfrontimet e armatosura.
Janë këto luftimet e para mes ushtarëve të forcave të regjimit dhe dezertorëve në rajonin e qytetit Idleb që prejse një ditë më herët hyri në fuqi armëpushimi, mes palëve.
Shpërthimin e luftimeve e konfirmoi edhe Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
"Në Khirbet Al-Jouz po zhvillohen po zhvillohen luftimet me mitralozë të rëndë mes forcave të regjimit dhe dezertorëve. Është ky një rajon afër kufirit me Turqinë”, i tha agjencisë AFP kryetari i Observatorit Rami Abdel Rahman, derisa precizoi këto janë luftimet e para të drejtpërdrejta mes ushtarëve dhe dezertorëve që u regjistruan pas fillimit të armëpushimit.