E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rikthehen ndërhyrjet ORL në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në Spitalin Rajonal Gjirokastër janë rikthyer ndërhyrjet kirurgjikale të specialitetit Otorinolaringologji, duke zgjeruar gamën e procedurave kirurgjikale me synim ofrimin e shërbimeve cilësore dhe bashkëkohore për komunitetin.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ministria njoftoi se ekipi mjekësor i Spitalit Rajonal Gjirokastër ka realizuar me sukses një ndërhyrje delikate, duke rikthyer plotësisht funksionin normal të gjendrës submandibulare tek një pacient.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›