Rikthehen në Irak 117 mijë artefakte

Numri i artefakteve të grabitura nga Iraku gjatë ndërhyrjes së udhëhequr nga amerikanët në vitin 2003 dhe që tani janë kthyer në atdhe ka arritur në 117 mijë. Këtë shifër e konfirmon Ministria e Turizmit e këtij vendi. Trazirat që përfshinë vendin pas ndërhyrjes së vitit 2003 sollën plaçkitjen e veprave të paçmueshme të antikitetit, transmeton Voa.
Kthimi i një numri kaq të madh nga kjo pasuri si kombëtare aq edhe e rëndësishme për trashëgiminë botërore përbën një arritje të madhe.
Kjo u arrit falë përpjekjeve madhore dhe forcimit të masave për të mbrojtur muzetë dhe pavijonet e artit. Irakianët shpresojnë se rikthimi i këtyre veprave unike do të ringjallë interesin e turistëve në këtë vend.