E Diel, 1 Nëntor 2026

AntiBollano, Veliaj: Gjyqi ndaj 2 të rinjve i padrejtë

Ish- shefi i komisariatit të Tepelenës Nikolin Thana ishte sot dëshmitar në gjyqin ndaj dy të rinjve të cilët tubuan kundër veprimeve antishqiptare të Bollanos dhe prefektit të Gjirokastrës. Veliaj: Gjyqi ndaj të rinjve i padrejtë. 

GJIROKASTER- Shtyhet gjyqi ndaj dy të rinjve nga fshati Toc i Tepelenës, të cilët tubuan kundër veprimeve antishqiptare të kryebashkuakut të Himarës Vasil Bollano dhe prefektit të Gjirokastrës Spiro Ksera, disa muaj më parë.

Seanca ndaj Orgen Hasanbegaj dhe Luan Halilit do të vijojë në datën 11 shkurt ne gjykatën e shkallës së parë në Gjirokastrër. Gjatë seancës së sotme janë thirrur për të dëshmuar dëshmitarë të kërkuar nga prokuroria, mes të cilëve dhe ish- shefi i komisariatit të Tepelenës Nikolin Thana.

Gjatë dëshmisë së tij Thana tha se tubimi i te rinjve ka qenë i kundraligjshëm pavarsisht kauzës në vetevete. Avokati i dy të rinjve Xhaferr Mece kërkoi nga trupi gjykues të pezullojë cështjen pasi të rinjtë nuk kanë kryer asnjë vepër penale. Në seancën e sotme ishte i pranishëm edhe kreu i lëvizjes së G 99 Erjon Veliaj. Ai e cilësoi gjyqin jo të drejtë, po të krahasohet me ngjarjen e Gerdecit, e cila është ende e pazbardhur nga drejtësia shqiptare.

Orgen Hasanbegaj dhe Luan Halili akuzohen për organizimin e një proteste civile në fshatin Toc të Tepelenës, disa muaj më parë, kundër veprimeve anti-shqiptare të kryetarit të Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, dhe Prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›