Rikthehen përleshjet në Athinë
Athina është kthyer sërish në arenë përleshjesh midis mijëra protestuesve dhe forcave të rendit. Përleshjet filluan në sheshin Sindagma, ku rreth 15 mijë protestues ishin mbledhur për të kundërshtuar reformat ekonomike të qeverisë Papandreu.
Pasi kërkuan të hiqet dorë prej reformave ekonomike qeveritare, një grup të rinjsh goditën policinë me gurë e sende të forta, kjo e fundit u përgjigj me gaz lotsjellës dhe kimikate.
Disa policë qëlluan dhe kërcënuan edhe gazetarët e shumtë të mediave të huaja që ndodheshin për të mbuluar protestat në Athinë.
Ndërkohë të paktën 13 vetë janë arrestuar e dërguar në drejtorinë e policisë së Athinës, por ende nuk dihet nëse ndaj tyre do të ngrihen akuza.