Tronditet Bollywood, kolegët i presin kokën aktores

Meenakshi Thapar
Industria indiane e filmit, Bollywood është tronditur nga një ngjarje mjaft e rëndë. Dy kolegë të saj kanë rrëmbyer aktoren e re shumë të suksesshme Meenakshu Thapar dhe mw pas e kanw ekzekutuar, duke i prerë kokën. Policia vendase tha se busti i viktimës është gjetur ndërsa po kërkohet për kokën e aktores së ndjerë.
Meenakshi Thapar, 26 vjeç është rrëmbyer nga dy kolegë, të cilët i takoi gjatë xhirimeve të filmit të saj të fundit, Heroina.
Amit Jaiswal, 36 vjeç dhe i dashuri i saj, Preeti Surin, thanë se kishin vendosur të rrëmbenin aktoren Thapar pasi kishin dëgjuar që ajo krenohej me pasurinë dhe statusin e familjes së saj në shoqëri.
Ata e kanë ftuar aktoren në një udhëtim për në Gorakhpur, një qytet i vogël në kufirin mes Indisë dhe Nepalit, për ta njohur me tempujt budistë. Ajo është mbajtur peng nga dy kolegët, të cilët me anë të një mesazhi i kanë kërkuar prindërve të saj një shumë prej 29. 000 dollarë amerikane.

Policia gjen trupin e aktores se vrare
Sipas policisë, dy aktorët kishin kërcënuar nënën e Thapar se do ta detyronin vajzën e saj të merrte pjesë në filma pornografikë nëse nuk përmbusheshin kërkesat e tyre.
Nëna e saj kishte kaluar një shumë pre 1.2000 dollarësh në llogarinë e vajzës së saj me qëllim që grabitësit të tërhiqen, por ajo ishte vrarë gjatë kësaj kohe.
Trupi dhe koka e saj janë hedhur në vende të ndryshme në kohën kur vrasësit e saj janë kthyer për në Mumbai. Busti i saj ishte hedhur në një rezervuar, ndërsa koka ishte futur në një thes dhe hedhur nga dritarja e autobusit, në një vend të panjohur ndërsa dy vrarësit po ktheheshin për në qytet.
Jaiswal dhe Surin janë arrestuar me vonë nga policia.