Rikthehen produktet serbe
Nëse jo përmes pikave doganore në veri të vendit, Serbia tashmë ka caktuar rrugën se kah do t’i plasojë produktet në tregun kosovar.
Mediat serbe, duke cituar burime ndërkombëtare, shkruajnë se brenda javës se ardhshme, të gjitha mallrat nga Serbia do të hyjnë në Kosovë vetëm përmes hyrjes 3 në Merdar, derisa nuk zgjidhet problemi me pikat doganore në veri të vendit.
“Të gjitha mallrat nga Serbia në Kosovë do të hyjnë nëpërmjet hyrjes nr. 3 në Merdar”, raporton e përditshmja serbe “Danas”.
Ndërkaq, nga Zyra rajonale për bashkëpunim me Odën Ekonomike të Serbisë, thonë se kompanitë serbe janë të gatshme që të kthehen në tregun e Kosovës.
Sipas këshilltarit të kësaj zyre, Dejan Jovoviq, ka deklarata optimiste të negociatorëve serbë se embargoja do të pezullohet gjatë 7 deri 10 ditëve të ardhshme, duke thënë se firmat e huaja nuk kanë arritur që deri në fund të pozicionohen në tregun e Kosovës.
Sipas tij, zëvendësimi i produkteve serbe me produkte nga vende të tjera ende nuk ka përfunduar, sepse periudhën prej 40 ditësh, sa zgjat embargoja, nuk e konsideron të gjatë. “Për fat nuk zgjati shumë”, ka komentuar Jovoviq, duke vlerësuar se dëmi do të ishte më i madh nëse embargoja do të vazhdonte deri në fund të vitit ose më gjatë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...