Turi i Flandrës/ Pogaçar jashtëtokësor, van der Poel dhe Pedersen dorëzohen

Në klasiken e dytë të madhe të sezonit Tadej Pogaçar ka treguar sa vlen duke bërë të vetin Turin e Flandrës. Kampioni i Botës nga Sllovenia ka mundur kështu edhe specialistin e garave një ditore Metju van der Poel, i cili u rrëzua gati 100 kilometra nga finishi.
Ky ishte triumfi i dytë i Pogaçar në Turin e Flandrës. Sulmin deciziv në këtë garë slloveni e nisi 10 kilometra para finishit ku arriti që të krijonte një avantazh 30 sekondash nga van der Poel, Pedersen, Stuyven dhe Van Aert.
Renditja
01 – POGACAR Tadej (UAE Team Emirates-XRG) 05:58:41
02 – PEDERSEN Mads (Lidl-Trek) + 01:01
03 – VAN DER POEL Mathieu (Alpecin-Deceuninck) + 01:01
04 – VAN AERT Wout (Team Visma | Lease a Bike) + 01:01
05 – STUYVEN Jasper (Lidl-Trek) + 01:04