Rikthehen trazirat në Greqi, sulmohen bizneset në qendër të Athinës
Vetëm disa ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme janë rikthyer trazirat në kryeqytetin grek. Një grup të rinjsh grekë janë grumbulluar në qendër të Athinës duke thyer dritaret e dyqaneve dhe bankave.
Rreth 15 persona të maskuar, të armatosur me shufra hekuri dëmtuan katër banka, dy librari dhe një autoveturë.
Sulmuesit shpërndanë disa fletushka ku thuhej se ata mbështesin tre persona, të cilët janë dënuar me akuzën se mbështesnin grupet e majta ekstremiste, përgjegjëse për sulme edhe kundër politikanëve.
Muajin e kaluar policia arrestoi katër persona të dyshuar si anëtarë të grupeve të ngjashme anarkiste.