E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet Festivali i parë i kinematogrfisë greke në Shqipëri

Një seri filmash kanë çelur siparin e Ditëve të Kinemasë greke në Shqipëri. Programi i Festivalit përfshin vepra të metrazhit të gjatë të disa regjisorëve më të famshëm të kinemasë së re greke si ,Teos Angjelopulos fitues i Palmës së Artë në Festivalin e Kanës, Aleksis Damianos, Pandeli Vulgari, Niko Ximas dhe Thanos Anastopulos një pjesë e të cilëve ishin prezentë në ceremoninë e hapjes. Gjithashtu evenimenti u ndoq nga figura të larta si ambasadori grek në Shqipëri Nikolos Pazias,drejtori i fondacionit kulturor grek në Shqipëri Jorgos Jakunis si dhe Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera.
Nëpërmjet kësaj veprimtarie kulturore synohet që publiku shqiptar të njihet më nga afër me kulturën greke.
Publiku shqiptar do ketë mundësinë të ndjekë për herë të një numër të madh të filmave përfaqësuese nga Greqia brenda pak ditësh dhe në të njëjtin ambient.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›