E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Roma, u dënua për ngacmim seksual

Sokol Ymeri, 37-vjeç, lindur në Lushnjë, u ekstradua nga Roma në drejtim të Tiranës, pasi është dënuar nga drejtësia shqiptare për kryerjen e veprës penale te “Marrëdhënies seksuale me dhunë në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”.

Shtetasi Ymeri në bashkëpunim me një tjetër shtetas, më datë 07.10.2002, në Lushnjë , rreth orës 02.00 të natës, kanë hyrë me forcë në banesën e shtetases E. S. dhe kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, në datën 01.10.2010, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-24 13:11
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›