E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia sqaron djegien brenda makinës të 31-vjeçarit

Ngjarja ndodhi në rrugën për në fshatin Baldush, 4 kilometra larg Tiranës, ku ka humbur jetën Edmond Dibra, 31 vjeç, i cili ndodhej në automjetin tip “Volzvagen”.

Paraprakisht nga ekspertët në vendngjarje dyshohet se viktima Dibra ka qenë duke qarkulluar me automjet, ku ka ndodhur një shkëndijë elektrike në kroskotin e automjetit dhe si pasojë vdekja e 31-vjeçarit dyshohet të ketë  ardhur nga asfiksia. Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-24 11:06
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›