E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet Besa Tirana kurbani i fitores se pare ne kete sezon

Java VIII Skuadra kavajase dominon dhe triumfon 2-1 fale golave te Mihanit dhe Cikalleshit

Rikthehet Besa e Kavajes dhe kete e ben ne menyren me te mire fiton 2-1 ne shtepi kunder Tiranes por demonstron loje te mire duke e dominuar pjesen me te madhe te ndeshjes. Kavajasit kane thyer keshtu nje tabu qe zgjaste prej 7 javesh ne kampionat. Perfundimisht kane mundur te marrin fitoren e pare ne kete sezon dhe i jane shmangur fundit te tabeles se renditjes duke u ngjitur ne vendin e 9 me pike te barabarta me Kastriotin por me golavarazh me te mire. Besa ka pasur epersi gjate ketij takimi te cilin e nisi mire por edhe ka pasur nje favor dhe nje fakt tjeter Ne minuten e 10 gjyqtari ka ndeshkuar me karton te kuq mbrojtesin bardheblu Dushku duke e lene keshtu Tiranen me 10 lojtare. Pak sekonda me vone ka ardhur edhe goli i avantazhit te kavajasve me ane te Mihanit. Superioriteti numerik u ka krijuar komoditetin kavajasve te cilet kane administruar loje kane qarkulluar mire topin duke shqetesuar disa here porten kundershtare me ane te Cikalleshit. Ky i fundit ku kronometri shenonte 36 minuta ka shenuar nje supergol me nje gjysmeroveshate. Me pas rastet e vendasve kane qene te shumta. Tirana perpiqet por ka veshtiresi. Ne minuten e 69 arrin te ngushtoje rezultatin ne 2-1 me golin e Liles pas nje rremuje ne zonen e verdhezinjve. Minuta te tera flasin per dominim te vendasve por Tirana eshte kujtuar te luaje ne minutat e fundit ne kerkim te pakten te nje barazimi. Por nuk ia arriten sepse verdhezinjte ishin te vendosur mjaft mire ne fushe shfrytezuan epersine e dy golave te shenuar qe ne pjesen e pare po ashtu epersine numerike ne krahasim me kundershtarin. Kjo humbje e shtyn Tiranen drejt nje krize te cilen duket se nuk e ka kaluar edhe pse ndryshoi trajner iku Starova erdhi Dede nje jave para derbit Tirana-Dinamo 1-1. Ne dy ndeshje me teknikun e ri bardheblute kane marre vetem nje pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›