Rikthehet Bourne

“Agjentët specialë në filmin ‘The Bourne Legacy’ paraqesin një botë që ekziston, e jo si filmat e James Bond ose ‘Mission Impossible’, që janë vetëm fantazi”, deklaroi njëri ndër aktorët kryesor të vazhdimit të katërt të sagës për agjentin Bourne, Edward Norton.
“Këto personazhe që vrasin vërtet ekzistojnë, dhe ka shumë njerëz në SHBA që e justifikojnë këtë gjë, me qëllim të shtyrjes përpara të shkaqeve për krijimin e një bote superiore”, shtoi Norton.
Ndryshe, pas të heqjes së Paul Greengras nga projekti, regjinë e vazhdimit të katërt i filmit, që në kinema fillon të shfaqet nga 14 shtatori, e nënshkruan skenaristi i deritanishëm Tony Gilroy. Gjithashtu, rolin e Bourne nuk do ta interpretojë Matt Damon, por Jeremy Renner.
Në qendër të ngjarjes është kompania sekrete Tradestone, që bënë shpëlarjen e trurit të agjentëve duke i shndërruar ata në makina të përsosura vrasëse.