E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Dule mungojne tre kryetare

Rama mbledh aleatet. Javen e ardhshme marreveshja per reformen zgjedhore

Opozita shqiptare do te beje te njohur nje qendrim zyrtar mbi situaten politike brenda javes se ardhshme. Tryeza e mbledhur dje ka saktesuar permes anetarit te koalicionit opozitar Prec Zogaj se nisur nga zhvillimet e fundit ne vend nje formulim qendrimesh per aksionet qe duhen ndermarre do te zyrtarizohet ne takimin e dates 18 tetor. Zogaj ka sqaruar me hollesi premisat e analizes opozitare e cila duhet thene se deri me tani eshte kufizuar ne propozimin e nje pakete dhe ne diskutime mbi reformen zgjedhore. Ne kete takim informal te radhes diskutuam serish per situaten politike. Doja te njoftoja se diten e marte te javes se ardhshme do te mblidhet tryeza zyrtare e Opozites se Bashkuar e cila do te diskutoje per tre probleme. Do te diskutoje se pari per kryeproblemin e integrimit pas publikimit te raport-progresit te BE-se qendrimin e opozites dhe propozimet e opozites. Do te diskutoje dhe do te beje nje sinteze per paktin e integrimit qe ka ofruar opozita si po shkon si eshte pritur nga qeveria dhe si do pritet ne te ardhmen. Do te miratojme besojme po ne kete mbledhje nje kuader parimesh per reformen zgjedhore per te cilen ka punuar grupi i punes qe sic e dini eshte ngritur para dy javesh tha Zogaj. I perkufizuar si informal takimi i djeshem nuk eshte plotesuar me te gjithe pjesetaret e koalicionit opozitar teksa ka munguar demokristiani Nard Ndoka kreu i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo dhe kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela. Keto mungesa gjithsesi jane konsideruar jopolitike por te kushtezuara nga arsye objektive te drejtuesve ne fjale. Nese mospjesemarrja nuk eshte nje gje e re per tryezat e opozites se drejtuar nga Partia Socialiste pjesemarrja e kreut te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule perben nje ndryshim po te mbahet parasysh bojkoti i gjate i tij ndaj takimeve te shumta te mbajtur muajt e fundit. Ajo qe bie ne sy eshte fakti se selia roze duket se ka vendosur te konsultoje teresisht vendimmarrjen e saj politike me aleatet madje perpara se per kete te shprehen forumet e saj drejtuese. Keshtu referuar asaj qe deklaroi Zogaj PS-ja ka bere pjese te diskutimit te perbashket edhe menyren e reagimit ndaj raport- progresit te BE-se pervec ceshtjes se reformes zgjedhore qe shqeteson te gjitha partite politike shqiptare. Nderkohe burime nga tryeza bejne te ditur se konsultimi po zgjerohet edhe sa i perket veprimeve ne sallen e Parlamentit ku parashikohet intensifikimi i luftes politike e cila ka ne perspektive edhe nje ndarje eventuale te se djathtes maksimalisht ne korrikun e vitit qe vjen. Problemi i presidentit te ri dhe provokimi i nje krize per kete ceshtje ka nxitur angazhimin dhe analizen e opozites e cila pergatitet tanime per cdo skenar. Rrjedhja e deputeteve nga koalicioni qeverises krijimi i nje partie te re dhe intensifikimi i madh opozitar ne Parlament ne nje hark kohor prej 10 muajsh deri ne korrikun e vitit 2012 me gjase do ta formesojne me mire idene e nje krize politike qe aktualisht po synohet te mbahet e fshehur pas termit ngerc politik. Ne kete kontekst PS-ja po investon ne mbajtjen e koalicionit te saj me aleatet qe perhere kane pasur rezerva ndaj bashkepunimit me te.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›