Sarande bie ritmi i censusit ne ditet e fundit
Ne 11 dite mesohet te kete shkuar rreth 11 mije vete numri i personave qe kane marre pjese ne procesin e censusit ne nenprefekturen e Sarandes. Lumturi Kodhelaj kryetare e deges lokale te INSTAT-it ne Sarande veren se ditet e fundit ka ardhur ne ulje numri i formulareve te plotesuar. Sipas saj detyra e vendosur eshte qe secili prej 220 anketuesve te regjistroje mesatarisht 5 familje ne dite. Ne ditet me te mira regjistrimi ka kapur shifren e me shume se 1200 veteve ne te gjithe nenprefekturen e Sarandes. Ndersa ditet e fundit eshte shenuar nje ngecje qe mendohet e perkohshme. Totali i banesave qe duhej te regjistroheshin shenon nje ngecje ne vend shprehet Kodhelaj. Sipas saj anketuesit kane hasur ne veshtiresi pasi nuk jane gjetur personat dhe kjo ka krijuar kohe te humbur per ta. Ajo tregon se ka edhe absurditete pasi ne disa familje ka ndodhur qe familjaret te pergjigjen nga brenda nuk jemi ketu pasi kane pare nga syri magjik ardhjen e anketuesve qe do te thote se me dashje dhe ne menyre me qesharake i shmangen procesit.
Prej fillimit deri dje numri i te anketuarve ka shkuar ne 11 mije. Mesohet se detyra e anketuesve eshte jo vetem per regjistrimin e individeve te popullsise por edhe per njesite e banimit dhe ketu qendron nje nga veshtiresite dhe te vecantat e procesit ne rajonin me jugor te vendit pasi shume prej banesave jane bosh per shkak te emigracionit. Para se te nisnin punen anketuesit jane trajnuar ne programe te posacme. Punonjesit ne terren perbehen nga mbikeqyresit e censusit kontrolloret dhe anketuesit. Mbikeqyresit jane niveli me i larte i stafit te censusit ne terren dhe kryejne edhe detyren e zevendeskryetareve te komisioneve te censusit ne bashki dhe komuna. Detyrat e mbikeqyresit perfshijne nje game te gjere punesh jo vetem gjate periudhes se censusit por edhe ne periudhen para dhe pas tij. Detyra me e rendesishme e mbikeqyresit te censusit mbetet organizimi koordinimi dhe mbikeqyrja e punes se kontrolloreve. Vete kontrolloret bejne monitorimin direkt te punes se anketuesve. Pas perfundimit te trajnimit mbikeqyresit jane perfshire direkt ne punen ne terren ne 12 qarqe per tu njohur me stafin.