E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Shqiperi-Kosove bashkimi vetem ne BE

Ankara Presidenti i Republikes vijon viziten ne Turqi ne Keshillin e Biznesit

Bashkimi i Shqiperise dhe Kosoves mund te behet vetem me anetaresimin ne Bashkimin Europian. Keshtu deklaroi Presidenti i Republikes Bamir Topi ne konferencen me gazetaret e Turqise ne lidhje me bashkimin mes dy shteteve te Ballkanit. Shqiperia dhe Kosova jane dy shtete te cilat kane nje aspirate. Edhe Shqiperia edhe Kosova deshirojne te jene pjese e Bashkimit Europian dhe ne kuptimin simbolik bashkimi une e kam thene vazhdimisht kete ndodh ne Bruksel sic do te ndodhe per te gjitha vendet e tjera. Dhe ju e dini simboliken e Brukselit. shte edhe qendra administrative e Europes se Bashkuar por atje eshte dhe selia e NATO-s. Keshtu qe ne te dyja simbolikat Shqiperia dhe Kosova ne perspektive do te takohen ne vijim te pyetjes suaj ne Bruksel.

Une mund te them qe pozicioni i shtetit shqiptar lidhur me Kosoven eshte i njohur. Situata ne Kosove eshte e pakthyeshme per sa i perket pavaresise dhe funksionimit si nje shtet sovran dhe i pavarur. Kjo eshte demonstruar edhe nga shtetet me te fuqishme te planetit Shtetet e Bashkuara te Amerikes shumica derrmuese e shteteve te Bashkimit Europian nga Turqia tha kreu i shtetit shqiptar. Presidenti vleresoi dhe faktin qe homologu i tij Gyl ka biseduar per ceshtjen e njohjes se shtetit te ri te Kosoves dhe nga Brazili. Vete Presidenti Gyl me informoi qe ka pasur nje bisede edhe me Presidenten e Brazilit ku ka hapur temen e Kosoves duke i kerkuar qe te vazhdoje njohja e shtetit te Kosoves. Deri tani Kosova eshte njohur nga 84 vende dhe perspektiva eshte optimiste per rritjen e numrit te njohjeve. Per sa i perket bisedimeve Kosove-Serbi Shqiperia ka mbeshtetur bisedimet dhe i ka inkurajuar keto bisedime. Natyrisht keto bisedime sikurse jane shprehur edhe institucionet e Kosoves do te realizohen per te gjitha ceshtjet me interes reciprok te karakterit teknik por nisur nga pozicione te sovranitetit qe do te thote qe Kosova dhe Serbia bisedojne si dy vende sovrane e te pavarura. Natyrisht qe bisedimet kane edhe komplikacionet e veta pra nuk ecin gjithmone ashtu sikurse kerkohet. Por ky eshte nje proces dhe brenda nje procesi ne inkurajojme qe te kete fluiditet te kete vazhdimesi. Dhe jam i bindur qe BE-ja nuk do te deshtoje ne orientimin e ketyre bisedimeve tha kreu i shtetit shqiptar. Ai theksoi se Turqia eshte nje partner strategjik ne rajon dhe une e kam ftuar dhe vazhdoj ta ftoj biznesin turk qe te vije me shume ne Shqiperi dhe ne vendet rreth Shqiperise. Pastaj eshte vete biznesi turk qe percakton se ku do te vije se ju e dini qe ne nuk jemi ekonomi te centralizuara. I krijojme mundesi biznesit por biznesi zhvillon vetveten. Ne diten e dyte te vizites se tij zyrtare ne Turqi Presidenti i Republikes ishte i pranishem ne mbledhjen e Keshillit te Biznesit Turko-Shqiptar i shoqeruar nga zevendesministri i Puneve te Jashtme Selim Belortaja dhe kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Tiranes Nikolin Jaka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›