E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet E Diell

Nga kjo e diel rikthehet ne ekranin e Top Channel programi E diell. Shume te reja ne kete sezon por duke ruajtur konceptin e tij origjinal emisioni prezantohet nga Adi Krasta dhe Xhemi Shehu me autore Alessia Grieco Vessicchion dhe regji te Redi Trenit.

E diell do tu beje shoqeri shqitareve diten e fundit te javes me zbavitje intervista me VIP-a talkshow me shume te ftuar dhe garime. Nder te rejat hapesira e programit e quajtur Top Girls. 20 vajza qe dine te bejne pak nga shume gjera do te garojne ne fusha te ndryshme ku nuk jane profesioniste ne asnjeren prej tyre.

Te ndara ne 5 grupe me pak te pelqyerat nga publiku mund te votohen gjate emisionit nepermjet mesazheve telefonike. Vendimin perfundimtar per te eliminuaren do ta marre nje profesionist i angazhuar nga E diell. Vendin bosh te se eliminuares do te mund ta zere nje vajze nga publiku qe ndjek emisionin nga shtepia.

Aplikimi per kete eshte i mundshem nepermjet faqes se Facebook qe programi ka vene ne dispozicion. Kjo faqe do te funksionoje edhe per te lene komente dhe per te bere pyetje.

Te reja do te kete edhe ne permbajtjen e Talk-ut me te ftuar ku do te diskutohet per te paditurat e personazheve te njohura shqiptare. Konkursi i vogelusheve ne kete sezon do te shohe femijet perballe vipave. Per sa i perket spektaklit trupa e baletit nen drejtimin e Manjola Hasanit dhe Esdalin Goranit do te sjelle musical te stilit te Brodeay ku balerinet perpos kercimeve edhe do te flasin e interpretojne.

E diell edhe ne kete sezon cdo te diel nga ora 14.00 per te shoqeruar pasditet e shqiptareve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›