E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZeposTe shqetesuar per vrasjen ne Himare

Sekretari i Pergjithshem i Ministrise Jashtme te Greqise Janis Aleksios Zepos ka ngritur ne Tirane dy ceshtje qe i ka cilesuar si shqetesim per qeverine greke.

Ne takimet me kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto ambasadori Zepos sic thuhet ne njoftimin zyrtar i beri me dije Kryeministrit Berisha per shqetesimin qe ka shkaktuar ngjarja tragjike e vrasjes se te riut Aristotel Guma ne rrethet politike greke si nje akt individesh te frymezuar nga ndjenja nacionaliste.

Duke e denuar kete si nje akt barbar Kryeministri Berisha i rikonfirmoi ambasadorit Zepos qendrimin e Tiranes zyrtare per arritjen ne Shqiperi te standardeve me te larta te mbrojtjes se te drejtave te njeriut dhe minoriteteve. Ne kete kontekst Kryeministri Berisha e garantoi ambasadorin Zepos se akte te izoluara nuk perfaqesojne ndjenjat e miqesise dhe te vleresimit qe qytetaret shqiptare kombi shqiptar ruan ndaj popullit fqinj grek dhe ndaj kontributit dhe ndihmes qe Greqia i ka dhene Shqiperise ne vazhdimesi.

Ne njoftimin zyrtar thuhet se ambasadori Zepos i shprehu Kryeministrit Berisha edhe nje here shqetesimin e qeverise greke per marreveshjen e ujerave territoriale duke e vleresuar kete si nje marreveshje shume te mire e rigoroze dhe se pala greke shpreson qe edhe per kete ceshtje te arrihet ne nje zgjidhje sa me te shpejte.

Megjithate si ne takimin me kryeministrin edhe me Ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto Ambasadori Zepos shprehu qendrimin e qeverise greke ne mbeshtetje te plote te integrimit sa me te shpejte te Shqiperise ne BE si dhe ne mbeshtetje te heqjes sa me shpejts te vizave per qytetaret shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›