Muca rizgjidhet ne krye te KMSH quan puciste kundershtaret e tij

TIRAN- Selim Muca eshte rikonfirmuar ne krye te Komunitetit Muslima Shqiptar. Pas nje mbledhjeje te jashtezkonshme thirrur diten e sotme nga vete Muca kryesia e KMSH-se si dhe 1/3 e anetareve te Komunitetit Muca do te vazhdoje te jete ne krye te muslimaneve shqiptare. Nga kjo mbledhja u shkarkua Ilir Vokshi duke lene detyren si kryemiftiu i Durresit. Shkarkimi i tij erdhi pasi vetem pak dite sebashku me nje grup qe sot Selim Muca i quajti pucist tentuan te merrnin kryesine e Komunitetit Musliman. Nga mbledhja e sotme e jashtezakonshme u shkarkuan edhe 4 anetare te tjere te forumit.
Furtune ne Komunittein Mysliman. Pezullohet nga detyra kreu i Komunitetit Mysliman Selim Muca myftiu i Durresit Ilir Vokshi dhe sekretari i Pergjithshem Betim Truci. Muca akuzon grupet destruktive brenda institucionit per veprimtari te jashteligjshme
Selim Muca Vendimi eshte i jashteligjshem neser do te jem ne zyre
Nje pale ekstremiste dhe nje pale tjeter hajdute te pronave jane njerezit qe perbejne sot kryesine e Komunitetit Mysliman ne Shqiperi. Keto jane akuzat qe here pas here drejtojne te dy krahet kundershtare brenda komunitetit me te madh fetar ne vend ku se fundi konflikti ka mberritur ne pezullimin nga detyra te kreut te ketij komuniteti Selim Muca. Te pakten keshtu eshte bere me dije nga kryesia e Komunitetit Mysliman Shqiptar nderkohe qe Selim Muca i ka konsideruar anetaret e saj destruktiv dhe njerez qe veprojne ne kundershtim te plote me ligjin dhe moralin islam. Akuza e kreut te Komunitetit Mysliman ndaj njerezve qe guxuan te ngrijne pozicionin e tij jane bere dje per gazeten Shekulli ku ne nje interviste Selim Muca ka shpjeguar arsyet e vendimit te marre per pezullimin e tij nga detyra qe sipas tij eshte krejtesisht i jashteligjshem.
Z. Muca a jeni ne dijeni te nje vendimi te marre per pezullimin tuaj nga detyra dhe perse ka ndodhur kjo
Jam vene ne dijeni nga media apo me mire te themi nga disa zera qe qarkullonin ne kryesi por ky eshte nje vendim krejtesisht i jashteligjshem te cilin une nuk kam ndermend ta respektoj. Ky vendim eshte marre nga nje grup destruktiv qe per interesa te caktuara kerkojne te shkaktojne zullume ne strukturat drejtuese te Komunitetit Mysliman.
Z. Muca a keni qene ju ne dijeni te mbledhjes se kryesise se Komunitetit Mysliman te zhvilluar te merkuren ne ambientet qe ju drejtoni
Jo. Megjithese statuti e permban qe kreu i KMSH-se duhet te jete i pranishem ne kete mbledhje. Une nuk jane lajmeruar madje nuk ka pas asnje rend dite diskutimi per kete ceshtje. Keto njerez destruktiv jane mbledhur ne nje zyre te selise se komunitetit dhe aty kane diskutuar per rreth tre ore. Une nuk dua te futem ne bisedat e tyre por po them se ky vendim eshte krejt i jashteligjshem.
Z. Muca perse nje vendim qe ben fjale per pezullimin tuaj nga detyra qenka i jashteligjshem
Sepse per shkarkimin apo per pezullimin nga detyra te Kryetarit te Komunitetit Mysliman behet vetem nga Komiteti i Pergjithshem Drejtues i dhe jo nga kryesia e Komunitetit Mysliman. Kryesia mund te propozoje mbledhjen e Komitetit te Pergjithshem Drejtues dhe me pas aty votohet shkarkimi apo emerimi i kryetarit ndaj dhe ky vendim eshte i jashteligjshem dhe ne kundershtim mbi cdo norme qe funksionon sot Komiteti Mysliman i Shqiperise.
Z. Muca ju thoni se jane njerez destruktiv qe kane marre kete vendim a mund te na thoni kush jane keta njerez
Ky grup kryesohet nga sekretari i Pergjithshem Betim Truci myftiu i Durresit Ilir Vokshi Bujar Topciu myftiu i Kukesit Ali Hallaci dhe disa persona te tjere destruktive qe deri me tani kane organizuar kete kaos ne institucion. Keta individe vazhdimisht ushtrojne presion ne menyra te ndryshme mbi instancat e institucionit tone duke paralizuar dhe penguar me te gjitha menyrat mbarevajtjen e funksionimit te Komunitetit Mysliman.
Z. Muca nje nga akuzat qe ky grup ka ngritur ndaj jush eshte ajo e abuzimit me pronat te komitetit Mysliman. Sa e vertete eshte kjo
Une jua thashe qe keta jane njerez destruktiv dhe ne fakt sa here duan te bejne zhurme ngrihen keto akuza qe jane krejtesisht te pasakta. Pronat ne Shqiperi as nuk i merr dhe as nuk i jep Selim Muca por Komisioni i Kthimit te Pronave qe ne prej vitesh po ndjekim procedurat ligjore. Keto jane vetem shpifje qe ky grup justifikon veprimtarine e tyre.
Z. Muca a do ta zbatoni ju kete vendim te kryesise
Jo. Deri sa vendimi eshte i jashteligjshem dhe ne kundershtim ne statutin e Komitetit Mysliman une nuk jam i detyruar te respektoj asnje vendim. Sot do te jete nje dite normale pune per mua ku sigurisht per kete qe ka ndodhur do te diskutohet ne strukturat baze te Komitetit Mysliman te Shqiperise.
Perplasje brenda kryesise se komunitetit mysliman shkarkohet myftiu i Durresit Ilir Vokshi dhe sekretari i Pergjithshem Betim Truci
KMSH Autoret e kercenimeve vrases te Salih Tivarit
Konfliktet brenda komunitetit mysliman hapin plaget e vjetra ate te ekzekutimit te ish-sekretarit te Pergjithshem Sali Tivari. Ngjarja e ndodhur 7 vjet me pare dhe ende e pazbardhur eshte rihapur nga vete drejtuesit e Komunitetit Mysliman ne zyrat e te cilit u ekzekutua Tivari. Ne nje deklarate publike kreu i ketij Institucionit ka aluduar qe njerezit qe perpiqeshin te largonin ate nga detyra jane dhe ekzekutoret e Tivarit. Nderkohe qe interesat mbi pronat e komunitetit me te madh fetar ne vend duket se eshte bere edhe kesaj radhe molla e sherrit ndermjet drejtuesve te ketij institucioni.
Konflikti
Nje vendim per pezullimin nga detyra e kryetarit Selim Muca i ka kushtuar shtrenjte myftiut te Durresit Ilir Vokshi dhe sekretarit te Pergjithshem Betim Truci. Ngjarjet e djeshme kane qene aq te shpeshta ne komunitetin me te madh mysliman saqe brenda oreve jane shkarkuar nga detyra disa drejtues kryesore te ketij institucioni. Nese gjate paradites se djeshme nje pjese e kryesise se Komunitetit Mysliman te udhehequr nga myftiu i Durresit Ilir Vokshi vendosi pezullimin nga detyra te kryetarit Muca. Nderkohe qe pak ore me vone ne nje mbledhje qe ka zgjatur deri ne oret e vona te mbremjes kryesia e Komunitetit ka vendosur shkarkimin nga te gjitha funksionet te Ilir Vokshit. Por ndersa vendimet bien rrezonin njeri-tjetrin me te renda kane qene akuzat qe te dy palet kane leshuar ndaj njera-tjetres. Myftiu i Durresit e ka akuzuar kreun e komunitetit Mysliman per abuzime me pronat nderkohe qe i menjehershem ka qene reagimi i kryesise se ketij institucioni. Ne deklaratat publike Selim Muca jo vetem qe i ka quajtur njerez destruktive por ka aluduar qe pikerisht ata qe po kerkonin shkarkimin e tij kane lidhje dhe me ekzekutimin e Sali Tivarit 7 vjet me pare ne zyrat e ketij institucioni. Fatkeqesisht forca te erreta pasi paten larguar ish-kryetarin pak vite me pare ne rrethana misterioze realizuan vrasjen ne zyre te ish-sekretarit te Pergjithshem te ndjerit Salih Tivari tani po mundohen te largojne me dhune dhe kercenime Kryetarin legjitim te Komunitetit Mysliman te Shqiperise - ka deklaruar dje kryesia e komunitetit mysliman. Sipas ketij sqarimi thuhej se ky grup kryesohet nga sekretari i Pergjithshem Betim Truci myftiu i Durresit Ilir Vokshi Bujar Topciu myftiu i Kukesit Ali Hallaci dhe disa persona te tjere destruktive. Sipas drejtuesve te Komunitetit Mysliman kane qene pikerisht keto persona qe diten e djeshme jane mbledhur ne menyre te paligjshme dhe ilegale sipas tyre kane marre disa vendime antistatuore dhe antiligjore duke tejkaluar cdo norme institucionale morale dhe islame.
Ndryshimet e miratuara ne kryesine e Komunitetit Mysliman
Kryesia e Komunitetit Mysliman nuk eshte mjaftuar dje vetem me vendimin per pezullimin nga detyra te kryetarit Selim Muca. Ne mbledhjen e djeshme ne emer te mbarevajtjes se puneve ne institucion jane miratuar dhe disa ndryshime te tjera struktura drejtuese te ketij komuniteti. Keshtu KMSH-se vendosi qe z. Bujar Spahiu te lirohet nga detyra e Drejtorit te Arsimit por ai vazhdon detyren e nenkryetarit te KMSH-se. Institucioni qe drejton fene islame ne vend vendosi te emeroje ne detyren e Drejtorit te Arsimit z. Altin Shima i cili deri tani ka qene Drejtor i Medresese se Korces dhe Myfti i Rrethit Kolonje Erseke. Ai ka nje pervoje disa vjecare ne fushen e arsimit si arsimtar dhe drejtues i larte si dhe eshte i pajisur me kualifikimin fetar dhe laik. Sakaq Ilir Vokshi lirohet nga detyra e myftiut te Tiranes dhe vazhdon detyren si myfti i Rrethit Durres e cila eshte nje myftinj e madhe me problematika te shumta. Kurse Hafiz Shaban Saliaj rikonfirmohet myfti i Rrethit Tirane dhe Bilal Teqja emerohet ndihmesmyfti i Tiranes. Duke u bazuar ne nenin 25 te Statutit te KMSH-se dhe Rregulloren e Brendshme te saj si dhe duke ndjekur zhvillimet e kohes dhe duke pare rendesine e medias dhe marredheniet me publikun KMSH vendosi te krijoje Drejtorine e Marredhenieve me Publikun dhe Median. Me kete rast KMSH vendosi dhe qe te emerohet ne detyren e Drejtorit te Marredhenieve me Publikun dhe Median z. Agron Hoxha.
Kronologjia e sulmeve personale ndaj pasuesit te Sabri Kocit pas zgjedhjes ne krye te KMSH-se ne mars 2004
Pronat dhe radikalet akuzat 6-vjecare ndaj Selim Muces
Qe prej zgjedhjes se tij ne krye te Komunitetit Mysliman ne mars 2004-es emri i Selim Muces eshte perfolur vazhdimisht per abuzime dhe shperdorim te detyres nga kundershtaret e linjes se ashper ne institucionin e fese islame. Pak me teper se nje vit pas zgjedhjes nje grup besimtaresh te Tiranes dolen publikisht hapur kunder Muces duke i kerkuar kryetarit te Komitetit Shteteror te Kulteve nderhyrjen e shtetit per te ndaluar keqfunksionimin e Komunitetit Mysliman. Sipas besimtareve te Tiranes pas ardhjes se Selim Muces ne krye te Komunitetit Mysliman ishin krijuar situata te renda nga drejtuesit ndaj kerkonin ndermjetesimin e kryetarit te Komitetit Shteteror te Kulteve te asaj kohe Ilir Kulla per te permiresuar kete situate. Sipas imameve dhe besimtareve te Tiranes kryetari i Komunitetit Mysliman Selim Muca dhe ish-myftiu i Tiranes Bledar Myftari me lojera hipokrite po perdhosnin vlerat e besimit islam e te myslimaneve.
Muca u ishte pergjigjur akuzave sit e bera nga njerez te papune dhe se ne Komunitetin Mysliman ishin vendosur njerez me arsimimin e duhur dhe besueshmeri ndersa ata qe akuzonin i cilesonte njerez qe duhej te leviznin nga postet qe kishin sepse nuk kishin pune tjeter vecse te merreshin me llafe dhe shpifje.
Por nje muaj me pas ne shtator 2005 nenkryetari i KMSH-se Bledar Myftari dha doreheqjen nga Komuniteti Mysliman duke akuzuar drejtuesit per keqmenaxhim te pronave meskinitet dhe nepotizem. Sipas tij disa drejtues te Komunitetit Mysliman nuk perfaqesonin interesat reale te bashkesise se besimtareve myslimane por vetem interesat meskine e personale te tyre se KMSH kishte demtuar interesat e arsimit fetar si te vetmet institucione ku ne Shqiperi mesohej besimi islam sipas nje programi mesimor te pranuar edhe nga Ministria e Arsimit pas nenshkrimit te nje kontrate 30-vjecare per kalimin e medreseve nen administrim sipas programeve te kolegjeve turke duke cenuar programet fetare te ketyre shkollave qe konsiderohej nga Myftari si mbyllje e Medresese se Tiranes.
Pika me e nxehte e akuzave te myftarit ishte ajo e pronave sepse sipas tij Komuniteti ka adoptuar skemen me te korruptuar te menaxhimit te pronave te trasheguara te bashkesise se besimtareve.
Muca kunderpergjigjej se ne vendimet per pronat ishte marre edhe mendimi i Myftarit duke renditur edhe reagimet e tij per disa kontrata ndertimi jo te favorshme per Komunitetin Mysliman si te trualli i Namazgjase ne Elbasan trualli tek ish-Dhoma e tregtise ne Tirane trualli tek ish-Medreseja e vjeter prane kinema Partizanit etj. per te cilat ceshtja kishte shkuar edhe ne Gjykate. Nga ana tjeter sipas Muces ne shumicen e rasteve ne mbledhjet per pronat kishte marre pjese edhe vete ish-nenkryetari sidomos ne raste tenderesh.
Ne mars 2009 Selim Muca do te rikandidonte serish per kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar duke marre 69 vota nga 83 anetaret e pranishem ne procesin e votimit. Gjate mbledhjes se radhes per rizgjedhjen e udheheqesit te besimit fetar mysliman te zhvilluar ne medresene e Kavajes u bene debate te ashpra midis perfaqesuesve te dy grupimeve atyre pro Muces dhe kundershtareve te tij te cilet kerkonin largimin e Muces nga podiumi i mbledhjes duke thene qe ai nuk eshte me ne postin e kryetarit pasi i kishte mbaruar mandati qe me 17 Mars 2009.
Sipas imamit te Kavajes Muca kishte abuzuar me pronat e komunitetit dhe kishte paguar nga 50 euro anetaret me te drejte vote qe tia japin serish mandatin e kryetarit.
Ne fund te tetorit 2009 Keshilli i Komunitetit Mysliman vendosi shkarkimin nga detyra te nenkryetarit Saimir Rysheku dhe imamit te Tiranes Shaban Saliu. Rysheku serish akuzoi Selim Mucen per perfshirje te dyshimte ne biznesin e shitjes se trojeve.
Nje muaj me pas kur akuzat u shtuan Selim Muca kunderpergjigjet duke thene se Komuniteti Mysliman i Shqiperise e ka pasur gjithmone ne qender te vemendjes problemin e pronave njohjen kthimin e kompensimin si dhe menaxhimin e venien ne eficence te tyre dhe se veprimtaria e KMSH-se ne qender e ne rrethe realizohet sipas statutit dhe akteve ligjore e nenligjore ne fuqi dhe jo nepermjet individeve te vecante. Sipas tij cdo veprim qe ka te beje me zhvillimin dhe venien ne eficence te pronave realizohet sipas procedurave korrekte te cilat miratohen nga forumet vendimmarrese te tij qe jane Kryesia dhe Keshilli i Pergjithshem. Sipas Muces KMSH-ja ka qene dhe mbetej garant i trashegimise tradicionale fetare ne Shqiperi dhe eshte e vendosur ne kete rruge dhe ne asnje menyre nuk do te lejoje prishjen e saj nga frymezime te erreta te cilat kerkojne uzurpimin e KMSH-se dhe Institucioneve te tij perdorimin e tij me pas jashte funksionit fetar.
KMSH Muca nxori nga arkivi 1000 dokumente pronash
Haxhi Selim Muca rrjedh nga nje familje me tradita islame. Babai i tij ka qene Imam deri ne momentin e nderrimit jete ne fshatin e lindjes. Ai kreu medresene e Tiranes dhe shkollen e mesme te pergjithshme ne kryeqytet. Me pas Muca ka vazhdoi studimet universitare ne degen e Inxhinierise Gjeodezi-Hartografi ne eki. Me profesionin e Inxhinierit Gjeodezi-topografi-hartografi ai punoi ne shume rrethe te vendit derisa ne Shqiperi u rihapen vendet e kultit. Ne vitet1992-1994 ishte inspektor Arsimi ne Komunitetin Mysliman pastaj 4 muaj Myfti i Elbasanit deri ne 1995 ne dispozicion te Myftinise Lezhe dhe Vlore ndersa deri ne Mars 2004 Shef personeli ne KMSH ku do te zgjidhej me pas
Si Kryetar i Komunitetit Mysliman te Shqiperise. Ne mars 2009 u rizgjodh me shumice votash per nje mandat te dyte. Haxhi Selim Muca ishte lideri i dyte i myslimaneve shqiptare ne periudhen e demokracise duke zevendesuar ne kete post Haxhi Hafiz Sabri Kocin.
Sipas Komunitetit Musliman gjate kohes kur Muca drejtoi KMSH-ne ka pasur trajtim me perparesi per pergatitjen e dosjeve dhe hapjes se proceseve gjyqesore per raste e vecanta per pronat e KMSH-se. Keshtu eshte bere evidentimi i pronave ne shifren 90. Nen drejtimin e z. Muca jane nxjerre nga arkivi mbi 1000 dokumente pronash. Gjate kesaj periudhe te mandatit 5-vjecar jane futur per legalizim gjithashtu edhe rreth 550 xhami.
KMSH 19 vite jete
Kongresi i pare i myslimaneve i zhvilloi punimet nga 24 shkurti deri me 12 mars te vitit 1923 duke zgjedhur si kryetar te bashkesise Kryemyftiun e deriatehershem Haxhi Vehbi Dibren. Kongresi hyri ne histori per vendimet e rendesishme teologjike me kahe kombetare sepse shpalli mevetesine e Xhamise Shqiptare duke prere te gjitha lidhjet me Kalifatin themeloi Komunitetin Mysliman te Shqiperise i cili do te interpretonte dhe menaxhonte ne te ardhmen gjithcka qe kishte lidhje me fene myslimane ne Shqiperi zgjodhi Keshillin e Larte te Sheriatit ku kryetari i tij perfaqeson Komunitetin Mysliman me titull Myfti i Pergjithshem. Kongresi hartoi Statutin e Komunitetit Mysliman te Shqiperise mbi te cilin do te mbeshtetej e gjithe veprimtaria e Komunitetit Mysliman. Rihapja e aktivitetit fetar islam pas sistemit komunist ne Shqiperi u be me 16 nentor 1990 ne Xhamine e Plumbit ne Shkoder. Institucionalizimi i funksionimit zyrtar i Komunitetit Mysliman u be ne vitin 1991. Me vendosjen e demokracise Komuniteti u drejtua nga Haxhi Hafiz Sabri Koci dhe pas vdekjes se tij nga marsi 2004 e ne vazhdim nga Haxhi Selim Muca.