E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti prezanton Meten pas betimit ne Presidence

Ministrat e rinj te Kabinetit qeveritar u betuan dje para Presidentit te Republikes z.Bamir Topi. Zevendeskryeministri dhe Ministri i ri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta dhe Ministri i ri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto vune doren mbi Kushtetuten e vendit dhe u betuan ne nje ceremoni te vecante. Me pas numri dy i Qeverise Ilir Meta prezantoi para stafit te Ministrise se Jashtme pasardhesin e tij Edmond Haxhinaston ku te dy zyrtaret e LSI-se shprehen edhe pritshmerite per detyrat e reja. Me pas Meta iu drejtua Ministrise se Ekonomise ku u prit ne zyre nga paraardhesi i tij Dritan Prifti. Meta e Prifti kane qendruar vetem per pak kohe ne zyren e ministrit e me pas Prifti prezantoi Meten para stafit te ngushte te Ministrise se Ekonomise por me nje ceremoni larg medias. Me heret Meta ne konferencen per shtyp ne Ministrine e Jashtme falenderoi stafin e kesaj ministrie si dhe u shpreh i bindur se pasardhesi i tij Haxhinasto do te permbushe detyrat e tij. Dje Drejtoria e Pergjithshme e Personelit me konfirmoi se kisha 135 dite sherbime jashte shtetit ne nje vit kalendarik. Ndaj duke u larguar sot nga kjo detyre dua tju falenderoj te gjitheve tha Meta. Me tej ai shtoi se nje vit me pare une percolla nje minister shume te suksesshem sic ishte z. Lulzim Basha. Meqe mori detyren e Ministrit te Brendshem propozova qe te bashkonim te dy ministrite per shkak te permbushjes se detyrimeve per liberalizimin e vizave qe ishte nje sfide madhore. Meta shtoi se largohet nga ministria me nje brenge per shkak se nuk u arrit te realizohej nje permiresim i kushteve ne te cilat punojne diplomatet tane brenda dhe jashte vendit. Nga ana e tij ministri i ri i Jashtem Haxhinasto u shpreh i bindur se do te realizoje prioritetet. Per realizimin e gjithe ketyre sfidave une jam i bindur qe do te kem nje bashkepunim nga ana juaj jam i bindur qe te gjitha objektivat qe ne do ti veme vetes do ti realizojme me sukses tha ai. Paraardhesi i tij Meta tha ne fund Them se kam ndoshta edhe nje koment per te bere me mire nje diplomat ne krye te Ministrise se Jashtme sesa nje politikan si puna ime. Me pas ministri Haxhihasto nisi detyren e tij me dy takime me ambasadoren e re gjermane ne Tirane si dhe te ngarkuaren me pune te SHBA-ve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›