E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Flamurtari i Kupave Evropiane, fiton 1-0

Rikthehet Flamurtari i frikshem qe ne kupat e Europës mundte Barcelonën dhe Partizanin e Beogradit duke i habitur të gjithë.

Tifozeria vlonjate ka qenë gjithë kohës në mbështetje të ekipit të zemrës duke mos pushuar asnjeherë. Dicka e vecante ka ndodhur me kete ndeshje pasi biletat jane shitur disa dite perpara takimit por ka pasur edhe 5oo vende per miqte e ardhur nga skocia ne stadiumin e veshur kuq ezi. Flamurtari ka pasur shumë raste në pjesën e parë ku kane spikatur talentet si odise roshi dhe franc veliu qe me inkursionet e tyre nga krahet kane vene disa here ne veshtiresi mbrejtjen skoceze .ofensiva vlonjate do te shtohej pas golit të shënuar në minutën e 66-të nga Ermir Strati. Në pjesën e parë të dyja skuadrat kanë goditur shtyllat e portave kundërshtare. Në minutën e 56-të skuadra e Motherwell ka fituar një penallti të cilën e ka pritur portieri i talentuar vlonjat Shpëtim Moçka. Pas golit të Stratit loja ka folur vetëm për Flamurtarin i cili nuk arriti të dyfishonte rezultatin. Tani Flamurtarit i duhet të luftoj edhe një ndeshje në Skoci duke kërkuar kualifikimin. Ndeshja e dytë midis këtyre dy skuadrave do të luhet të enjten 23 korrik në Skoci.

Flamurtari Flamurtari - Motherwell 1 : 0

FK Flamurtari Vlorë: Moçka, Guga, Beqiri, Veliu, Begaj, Alviz, Strati, Zeqiri, Shehaj (Roshi 36), Mema (Galica 77), Ngjela (Flavio Junior 46). Në bankinë: Xhelilaj, Kuqi, Merxha, Sakaj.

Kartona të verdhë: Begaj (12), Guga (56), Strati (85)

Motherwell: Fraser, Hammell, Reynolds, Craigan, Sutton, Lasley, O'Brien, McGarry (Fitzpatrick 64), Forbes (Murphy 74), Saunders (Page 40), Slane. Në bankinë: Jennings, Hutchinson, McHugh, Kosiorowski.

Kartona të verdhë: Forbes (36), Hammell (56)
Golat : Ermir Strati 66'

*Almer Toska

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›