Tentoi të vriste të birin, arrestohet 55-vjeçari
"Demo Zana, 55 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Nivicë, rreth 10 kilometra larg qytetit të Tepelenës, në gjaknxehtësi e sipër ka tentuar të vrasë të birin e tij Dritan Zana, 26 vjeç më automatik model 56, të cilën e mbante pa leje", bëri të ditur policia e Qarkut të Gjirokastrës.
Nga e shtëna e armës ka mbetur i plagosur në këmbën e djathë, djali i tij , i cili është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal Gjirokastër dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje është bllokuar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit dhe autori është kapur. .Aktualisht policia lokale ka nisur hetimet për të zbadhur të plotë motivin e kësaj ngjarje të rëndë.