Rikthehet Guns N’Roses

Isa Mustafa ka marrë përkrahjen e parë nga një zyrtar i LDK-së, për deklaratën që ka dhënë ditë më parë, se nuk e përjashton koalicionin më PDK-në, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Ai është Lutfi Haziri, i cili sqaron, se Lideri i LDK-së nuk e ka përjashtuar bashkëqeverisjen me Partinë e Hashim Thaçit, pasi fillimisht Isa Mustafa pret që t'i fitojë zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Në një intervistë për Gazetën Express, Haziri thotë se qëllimi i parë, i dytë dhe i tretë i LDK-së është ta dërgoj në opozitë Partinë Demokratike, ndërsa në pikën e katërt e vendosë mundësinë e përsëritjes së një bashkëqeverisje me PDK-në.
Në vitin 2007, Haziri e kishte quajtur koalicionin mes PDK'së dhe LDK'së si lidhje mes armëve dhe luleve duke përdorur emrin e rock grupit amerikan, Guns N'Roses.
Edhe tash, anëtari i Kryesisë së LDK'së thotë se mund të përsëritet një koalicion mes trëndafilave dhe armëve.
Madje, Haziri thotë se Kosova nuk mund të shmang koalicion Guns N'Roses për shkak të historisë së krijimit të rrymave politike.
“Në radhë të parë më lejoni të flas për qëllimin e tij. Qëllimi i tij, është që LDK t'i fitojë zgjedhjet dhe të dalë parti e parë, që ia jep mundësinë vetës që për herë të parë me qeverisë vetë, me Kryeministër të LDK'së dhe me dal prej radhëve të historisë. Sepse unë jam përfaqësuesi më i lartë që kam qenë Zëvendëskryeministër në Qeveri. Ky është qëllimi kryesor, i cili nuk pa pësuar kurrfarë metamorfoze. Mospërjashtimi i PDK'së është qëndrim racional, që Kryetari i LDK'së e ka në një ambient ku pamundësohet funksionimi i shtetit ose pamundësohet zgjedhje politike tjetër si dhe impononte një koalicion të ardhshëm Guns N'Roses II. Fillimisht e kam quajtur koalicion Kuq e Zi, kur ka qenë çështja e statusit politik të Kosovës”, tha Haziri. /Indeksonline/