E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova do të marrë pjesë në Samitin e PBJEL-së në Ohër

Në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive nga vendet e përfshira në Procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL) i cili do të mbahet në Ohër, në takimin në nivel të qeverive do të merr pjesë edhe Republika e Kosovës.

“Zhurnal” nga burime brenda MPJ-së të Maqedonisë ka mësuar se edhe përkundër insistimit të palës serbe që Kosova mos të jetë prezentë në Samitin e Ohrit, është dërguar ftesë deri te ministri i punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj që edhe Qeveria e Republikës së Kosovës të jetë pjesëmarrëse në këtë Samit. Jozyrtarisht mësohet se Kosovën do ta përfaqësojë vetë kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj.

Republika e Maqedonisë e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran dhe duke respektuar zhvillimin dhe përforcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve e sheh të arsyeshme që Kosova si shtet fqinjë të jetë pjesëmarrëse e këtij Samiti ku do të marrin pjesë përfaqësues qeveritar nga të gjitha vendet e rajonit.

Në këtë Samit, i cili është i fundit në kuadër të aktiviteteve të kryesimit 1 vjeçar të Maqedonisë me këtë nismë rajonale, do të marrë pjesë edhe Komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle.

Samiti i PBEJL-së, i cili mbahet nën moton "Solidaritet në aksion" janë ulja e rreziqeve nga katastrofat dhe adaptimi ndaj ndryshimeve klimaterike./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›