Rikthehet Kame me një komedi franceze
25/03/2009 Shfaqja në skenë në fund të prillit, e para “premierë pranverore” në TK
Duket se për të është koha e komedive. Regjisori Gëzim Kame i kthehet skenës së Teatrit Kombëtar pas katër vjetësh me një komedi. Pas ngjitjes në teatrin e Korçës, po me një komedi, “Është kohë për t’u çmendur”, Kame rivjen për një bashkëpunim me TK-në me veprën humoristike të një autori francez.
Bordi i Teatrit Kombëtar, i përbërë nga Kristaq Skrami, kryetar (drejtor i TK-së), Agim Zajmi, Adriatik Kallulli, Petrit Malaj, Artan Minarolli, Altin Basha dhe Genc Sharku, ka zgjedhur komedinë e artistit Laurent Bafie për të vijuar sezonin pranveror në TK. Komedia nën regjinë e Kames është përkthyer nga Nonda Varfi dhe mban titullin provizor në origjinal “Toc, Toc”.
Regjisori ndërkohë ka zgjedhur edhe aktorët dhe sot do të bëjë një prezantim paraprak para medies së punës së tij për shfaqjen që mendohet të vijë premierë në fund të prillit. Roland Trebicka, Rajmonda Bulku, Fatos Sela, Olta Dako, Ermela Teli, Genc Fuga janë emrat e aktorëve pjesëmarrës, me një pjesë prej të cilëve Kame ka bashkëpunuar edhe në "Pjata prej druri". Vepra trajton historinë e një neuropsikiatri me famë botërore, që nuk e sheh një pacient dy herë. Ka në qendër shtatë njerëz që vuajnë nga tiku nervor dhe që janë me neurozë për shkak të jetës së përditshme. Këta bëjnë terapi në grup në një klinikë psikanalize. Kame pohon se kohëve të fundit i është kushtuar më shumë psikanalizës në teatër. Kështu, ai i drejtohet së përditshmes, por këtë herë në Francë. “Toc, Toc”, një vepër franceze e viteve 2005-2006, sipas regjisorit Kame ka tri sezone që luhet pa ndërprerje në Paris. “Më pëlqen filozofia që, kur njeriu e njeh sëmundjen e vet, bëhet mjek i vetvetes. Por kjo mund të shtrihet edhe më tej në një shoqëri që, nëse pikas problemet e veta, është në gjendje t’i zgjidhë ato. Jemi popull vital dhe dimë të bëjmë kritika, por duhet të kemi vullnetin që t’i korrigjojmë”, - thotë ai.
E vënë në skenë për herë të parë me aktorët Daniel Russo, Marilou Berry, Sophie Mounicot, Yvon Martin, shfaqja pati shumë sukses.
Autori Laurent Baffie është i njohur prej më se 20 vjetësh në gjininë e humorit. Me përvojë prezantues në radio dhe në televizion, ka pasur sukses në emisione si "Çështë ky bordell" në “Europë-2” apo në radio me një emision titulli i të cilit ndërron çdo javë (“Koloskopi”, “Nesër është e martë”, “Ishte më mirë e diela e shkuar”, “Papi bën rezistencë”, Mirë se erdhët në RTL” etj.).