Rreth 29 % e rrëzimeve tek të moshuarit shkaktojnë vdekjen
25/03/2009 Vëzhgimi i kryer
Moshat e treta mund të pësojnë dëmtime serioze, në rast se rrëzohen, kjo për shkak të imunitetit të dobët trupor që e karakterizon këtë kategori. Sipas specialistëve, një i moshuar mund të vdesë si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga rrëzimi, ndaj Instituti i Shëndetit Publik e ka vënë këtë fenomen në fokus të studimeve të tij. Sipas një vëzhgimi që po bëhet për këtë fenomen, rezulton se në vendin tonë për rrëzimet nuk bëhet asgjë, pasi mjekët nuk merren me parandalimin e tyre. Ndërsa statistikat e nxjerra, ndonëse të pjesshme, tregojnë se në 29 për qind të rasteve ato shkaktojnë vdekjen. “Rreth 29 për qind e rrëzimeve tek të moshuarit shkaktojnë vdekjen, ndërkohë që 1 e treta e të moshuarve rrëzohen në vit”, - thuhet në të dhënat e studimit që po realizohet nga ISHP-ja. Megjithatë, të dhënat nga Shërbimi i Traumës në Spitalin Ushtarak, duke bërë një krahasim të ndërhyrjeve të bëra, tregojnë se për shkak të rrëzimeve nga vitet ’70 deri më sot ky fenomen paraqitet të jetë jo pak, por 14 herë më i lartë, çka tregon se ky fenomen ka ardhur në rritje të ndjeshme. Gjithashtu vëzhgimi që po kryhet ende, tregon se të moshuarit që janë rrëzuar një herë, kanë tri herë më shumë mundësi të rrëzohen sërish. Ndaj për të parandaluar këtë fenomen, që mund ta quajmë vdekjeprurës për moshat e treta, specialistët propozojnë përgatitjen e manualeve që shërbejnë për parandalimin e rrëzimeve, që mund të përdoren nga mjekët e familjes.