Ekstradohet nga Italia i dënuari me 9 vite burg
I ekstraduari Zdrava ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr. 64, datë 18. 06. 2003, e ka dënuar me 9 (nëntë) vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.
Shtetasi i mësipërm ka detyruar me forcë shtetasen N.K. të ushtrojë prostitucion në Itali dhe në Francë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën më datën 28.03.2009, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Bedri Tafil Zdrava.
Në Aeroportin e Rinasi ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.