E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet afera e 700 mijë eurove, Meta i jep hidrocentralin e Shushicës Agim Rrapajt

Rikthehet Gimi i 700 mijë eurove, i njohur ndryshe si Agim Rrapaj, një nga personazhet e videoregjistrimit Meta-Prifti. Agim Rrapaj, që përmendet me shkurtimin Gimi dhe që ka ofruar 7 për qind të aksioneve të një hidrocentrali dhe 700 mijë euro për ish-zv/kryeministrin Meta, sapo ka marrë hidrocentralin e Shushicës.

Pas largimit të Dritan Priftit nga ministria e Ekonomisë dhe zëvendësimit të tij me një njeri që zbaton urdhrat korruptiv, Ilir Meta ia ka dhënë më në fund hidrocentralin kompanisë, që përfaqësohet nga miku i tij.

Agim Rrapajt ishte protagonisti kryesor i videoskandalit Meta-Prifti. Erdit Rrapaj, djali i Agim Rrapajt, është administrator i shoqërisë Vëllezërit Tola. Në këto kushte, sipas videopërgjimin Rrapaj i ofroi Metës 700 mijë euro dhe 7 për qind të investimit, në këmbim të marrjes së hidrocentralit. Disa muaj pasi bleu pafajësinë në Gjykatën e Lartë, Meta ka urdhëruar Haxhinaston, për ti hidrocentralin e Shushicës kompanisë Vëllezërit Tola, sipas pazarit të parë, pra në këmbim të 700 mijë eurove.

Kështu, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës lajmëron bashkimin e përkohshëm të shoqërive Vëllezërit Tola sh.p.k, Arti sh.p.k dhe G.P.A Konstruktion sh.p.k, se oferta e paraqitur në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit Egnatia-Shushicë, me fuqi të instaluar 65.360 kë dhe prodhim mesatar vjetor të energjisë 312.802.976 kwh,është pranuar.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës fton bashkimin e përkohshëm të shoqërive Vëllezërit Tola sh.p.k, Arti sh.p.k dhe G.P.A Konstruktion sh.p.k për fillimin e negocimeve të kontratës, e cila duhet të nënshkruhet brenda 30 ditëve. Ofertuesit, bashkimi i përkohshëm i shoqërive Vëllezërit Tola sh.p.k, Arti sh.p.k dhe G.P.A Konstruktion sh.p.k, i kërkohet, ti paraqesë Ministrisë së Ekonomisë, dokumentet e mëposhtme: Kopjen e vënies në dijeni për Formularin e Kushteve të Përgjithshme dhe të Veçanta të Kontratës Koncesionare, të nënshkruar. Sigurimin e Kontratës sipas formës së kërkuar në Aneksin VII-4 të DSPK. Dokumentin bankar, i cili vërteton pagesën e kryer për shpenzimet e publikimit në shumën e përcaktuar. Kjo pagesë duhet të kryhet para fillimit të negociatave, thuhet në njoftim.

Vëllezërit Tola

Ymer Tola, ish-deputet i PS, funksioni i të cilit u bë shkas që në vitin 2007, shoqëria ku ishin aksionerë familjarë të tij të skualifikohej si fituese e koncesionit për HEC-in e Shushicës. Çështja e kompanisë Vëllezërit Tola shkoi në shkallët e tjera të gjyqësorit. Vetë Ymer Tola ka deklaruar se shoqëria aksionere Vëllezërit Tola, ku ai ishte përfaqësues, kishte shpenzuar të paktën 700 mijë euro për përgatitjet për koncesionin. Shifra në fjalë është përmendur edhe nga vëllai i tij, dëshmitari Skënder Tola, ish-administrator i shoqërisë.

Ndërkohë, ankandi u shty për tre arsye. Së pari ishte anulimi i ankandit nga Agjencia e Prokurimit Publik, ku çështja kaloi edhe në procese gjyqësore, nga ku u faktua se vendimi ishte i padrejtë. Shkaku i dytë ishte sërish ndërhyrja e APP-së, pasi u pretendua se kishte konflikt interesi, për faktin se dy nga pronarët kishin miq deputetë. Shkaku i tretë ishin vonesat e ministrisë së Ekonomisë.

Erdit Rrapaj, administrator i kompanisë

Dëshmitari i dytë i thirrur nga prokuroria ishte Erdit Rrapaj, djali i Agim Rrapajt, administrator i shoqërisë Vëllezërit Tola. Ai tha në Gjykatën e Lartë se është futur në këtë shoqëri pasi përfundoi shkollën e lartë, ndërsa shpjegoi edhe aksionerët. U pyet nëse e njihte shtetasin Fatmir Merkaj, dhe tha: po, nëpërmjet Agim Rrapajt.

Në lidhje me vendosjen si aksioner me 20 për qind të Merkajt në këtë firmë, ai tha se këtë e kanë vendosur aksionerët. Ai tha se ka qenë e interesuar edhe një firmë greke të bashkohej me Vëllezërit Tola, ndërsa pohoi se vonesat në kryerjen e ankandit ishin si pasojë e APP-së dhe Ministrisë së Ekonomisë.

Agim Rrapaj, lidhje me Metën

Agim Rrapaj, një nga personazhet e videoregjistrimit Meta-Prifti, ka dhënë versionin e tij për aferat e Ilir Metës. Gjatë dëshmisë që ka dhënë para Gjykatës së Lartë ai pranoi se ka informuar Metën për zvarritjet e procedurave të ankandit të koncesionit të HEC-it të Shushicës si zv/kryeministër, si ministër i Jashtëm dhe si forcë politike që kishte në varësi Ministrinë e Ekonomisë. Z. Rrapaj pohoi se shuma prej 700 mijë eurosh ishte shpenzimi i shoqërisë ku punonte për kryerjen e procedurave, ndërsa saktësoi edhe momentin që është telefonuar nga Meta.

Kam marrë një telefonatë nga z. Meta, i cili më kaloi ministrin Prifti. Ky i fundit më tha që të dorëzoja edhe njëherë vendimet e gjykatave, pohoi Rrapaj.

Dëshmia e Priftit për Agim Rrapajn dhe Ilir Metën

Nga shkurti 2010 deri në fund të punës sime në Ministri nuk mbaj mend ndonjë takim ku Meta të mos më ketë kërkuar favore për tenderë, koncesione etj. Pra u kthye në një marrëdhënie kërkesash. Në një rast, që Meta donte të ndërhyja në një ankand, kam qenë i sëmurë dhe zoti Meta ka ardhur në shtëpi, më ka hequr jorganin. U bë shumë stresante. Në këto kushte vendosa që unë të kem një provë. Prandaj u bë regjistrimi. Pas një telefonate që më bëri, ku më tha se do vij në zyrë të të takoj, vendosa ta regjistroj për ta pasur si provë të takimeve të mia, që të dëshmonte marrëdhëniet e mia me të. Për ankandin e naftës petroliun, z. Meta më kujtoi atë që kishim biseduar në lidhje me ankandin e naftës për mikun e tij, Bekim Halilaj. Halilaj nuk ishte i sigurt për fitoren dhe kërkonte shtyrjen. Unë i thashë që do ta bëj. Ai më tha: Mbaroje, pse nuk e bën?. Për koncesionin duhet të fitonte një bashkim kompanish Vëllezërit Tola. Meta më tha mbaroje shpejt. Unë e dija që ishte në Gjykatën e Apelit. Meta më tha: Ka mbaruar gjyqi, por mbaroje. Mori në telefon Agim Rrapajn dhe nëpërmjet telefonit të tij (Metës) fola me të. Ai më tha që kishte mbaruar procesi. I thashë të më sillte vendimin e gjykatës, pastaj do ta rimblidhja unë komisionin. Në një moment Meta tha që ky Gimi ka për ty 7 për qind. Me tha dhe që janë 700 mijë euro që jepen për këtë gjë. Këto ndërhyrje ishin të kundërligjshme, pasi aty kishte dhe përfitim për mua. Nuk di që për një ministër të jepet një 7 përqindësh në rast përmbushjeje detyrimi. Unë Agim Rrapajn e kam takuar me një person tjetër, me Fatmir Merkajn, i cili është mik i Metës. I kam takuar disa herë së bashku. Takime për punë të ndryshme. Zoti Rrapaj pretendonte se kishte lidhje me qeveri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›