E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditët e fundit për rivlerësimin e pasurive

“Rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme ka përbërë një ndër dispozitat më me interes për invididët në kuadër të  ligjit nr. 10418, datë 21.4.2011“Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”. Shtyrja e afatit të zbatimit të ligjit nga data 31 Mars në datën 31 gusht rezultoi të ishte një masë e sukseshme e qeverisë.

Gjatë kater muajve te shtyrjes se afatit, Prill - Korrik, janë rivlerësuar rreth 10,628 pasuri të paluajtshme dhe tatimi i mbledhur nga rivlerësimi është 458 milion lek milion lek”, thekson Ministria e Financave.

Nga fillimi i zbatimit të ligjit të faljes deri më tani, në total janë rivlerësuar 57,603 pasuri dhe tatimi total i mbledhur është 2.55 miliardë lekë. Ministria e Financave inkurajon të gjithë qytetarët që të nxitojnë të bëjnë rivlerësimin e pasurisë së tyre me vlerën reale të tregut. /Start/

                                                                                             2012-08-24 08:41
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›