E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel dhe Holande, thirrje Athinës që të zbatoj reformat

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka inkurajuar Greqinë për vazhdimin e reformave të premtuara si parakusht për marrjen e ndihmës ndërkombëtare financiare.

Duke folur mbrëmë në Berlin, pak para fillimit të bisedimeve me presidentin francez, Fransua Hollande, ajo tha se Greqia duhet të zbatoj detyrimet e saj.

Ndërsa presidenti francez Hollande tha se i takon Greqisë për të bërë “përpjekje të domosdoshme” për të siguaruar se mbetet në eurozonë.

Takimi Merkel-Hollande për krizën e borxheve në Eurozonë, u bë para takimeve që ata do të zhvillojnë me kryeministrin e Greqisë, Antonis Samaras.

Samaras ka thënë se i dëshiron katër vjet, e jo siç kishte premtuar më parë Athina dy vjet, për implementimin e zvogëlimeve të shpenzimit për të marrë paketën e ndihmës prej 240 miliardë eurosh.

Athinës i duhet kredia për ta parandaluar falimentimin dhe mundësinë e daljes së detyruar nga Eurozona
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›