Rikthehet i nxehti, fundjava do të jetë 40 gradë celsius
Rikthehen temperaturat e larta në vendin tonë. Pas një rënieje të lehtë që pësuan 1 javë më parë, duke pasuar me një freskim të motit, sidomos në orët e natës, nga sot dhe në javën në vazhdim do te ketë sërish një rritje të temperaturave të ngjashme me ato që përjetuam në 15-ditëshin e parë të muajit gusht.
Sipas meteorologëve, vala e të nxehtit me temperatura që do të shkojnë deri në 40 gradë, do të prekë të gjithë vendin dhe do të ndihet më tepër në qytete të tilla si Tiranë, Durrës, Elbasan e Berat, por edhe në qytete të tjera, ku mendohet që temperaturat më të larta të arrijnë në fundjavë.
Luhatja e temperaturave shoqërohet zakonisht me pasoja në shëndetin e njerëzve dhe i ekspozon ata ndaj virozave të stinës, prandaj mjekët këshillojnë që në këtë situatë, të kujdesshëm duhet të jenë sidomos të moshuarit dhe fëmijët.
20 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Rikthehet i nxehti, fundjava do të jetë 40 gradë celsius burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip