E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet kalvari i pasaportave biometrike

Qytetaret fluks qe ne oret e para te mengjesit. Nuk ka shtim te punonjesve te procesit te aplikimit

Deklaratat e politikaneve por edhe te nderkombetareve lidhur me qarkullimin e lire ne zonen Shengen kohet e fundit kane qene muzike ne veshet e shqiptareve. Madje shumica e tyre fill pas lajmeve te mira per Shqiperine kane vrapuar ne zyrat e gjendjes civile per tu pajisur me pasaporta biometrike. Konkretisht radhe te gjata me qytetare qe kerkojne te mbarojne procedurat sakte shpejt dhe ne nje kohe rekord kane sjelle fluks. Sipas punonjeseve te njesise bashkiake numer 1 2 3 dhe 5 ne kryeqytet qe ne oret e para te mengjesit ndodhen pas dere per aplikim nga 30-50 persona.
Drejtori i pergjithshem i Gjendjeve Civile Armand Teliti ka deklaruar se radhet e gjata krijohen edhe per faktin se qytetaret paraqiten ne oraret e mengjesit kur eshte dhe piku nderkohe qe ne oret e mesdites fluksi vjen drejt renies.

Fluksi

Deri tani nuk eshte njoftuar asnje shtese personeli ne radhet e punonjeseve te cilet kujdesen me procesin e aplikimit per pasaporte biometrike. Nje tjeter problem mbeten edhe paqartesite e krijuara nese pas marrjes se pasaportes biometrike qytetaret do te mund te mbajne ne perdorim edhe pasaportat e vjetra.

Sipas punonjesve te gjendjes civile mund te mbahen te dyja pasaportat duke shfrytezuar keshtu edhe vizat qe mund te kene qytetaret ne dokumentin e vjeter. Nderkohe qe per disa qytetare kjo ka sjelle edhe probleme me forcat e rendit ne aeroportet nderkombetare. Pasaportat mund te mbahen te dyja dhe ne rastin kur ka vize ne dokumentin e meparshem mund te shfrytezohet pasaporta e vjeter. Askush nuk e ka perjashtuar mundesine e perdorimit te dy pasaportave sqaroi punonjesja e njesise bashkiake.

Aplikimi ne disa qendra

Sistemi shqiptar i aplikimit duke qene se eshte i lidhur lsquoonline me regjistrin kombetar te gjendjes civile ben te mundur qe cdokush mund te aplikoje ne cdo zyre te gjendjes civile prane baneses se tij kudo qe sheh se ka me pak radhe u shpreh Teliti. Sipas tij qytetaret qe aplikojne per pasaporten biometrike mund te mos drejtohen vetem ne minibashkine apo bashkine banore te se ciles rezultojne per te mos pritur radhet e gjata qe mund te jene krijuar. Ne te gjithe vendin numerohen rreth 10 mije persona qe aplikojne per pasaporta nderkohe qe per momentin prodhohen vetem 3 mije pasaporta ne dite. Punonjesit e zyrave te aplikimit punojne sipas orarit zyrtar 800 me 1600 por ne disa prej tyre kompania Sazhem ka lene vetem nje punonjese e cila nuk arrin te perballoje fluksin e madh te aplikuesve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›