E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artistet Ligji Per artin eshte burokratik

Drafti i ligjit Per Artin eshte diskutuar dje me tone te larta dhe debate politike ne Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik. Artistet kane shprehur hapur dyshimin per zbatimin e ketij ligji duke e quajtur abuziv ne pika te vecanta. Nga ana tjeter duke pretenduar se ky draft nuk eshte diskutuar me palet e interesit kane kerkuar qe ky ligj te rishikohet serish

Drafti i ligjit Per artin eshte diskutuar dje me tone te ashpra ne Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik. Pas seances degjimore te se henes me ministrin e Kultures Z. Ferdinad Xhaferaj dje jane degjuar palet e interesit. Pervec perfaqesuesve te Sindikates se Artisteve te Shqiperise pjesemarresit i takonin kryesisht teatrit drejtori i Teatrit Kombetar Kristaq Skrami aktori Ndricim Xhepa regjisoret Arben Kumbaro Kastriot Cipi Alfred Bualioti Kico Londo si drejtor i Teatrit te Metropolit drejtoresha e teatrit te Korces Zamira Kita drejtori i teatrit Aleksander Moisiu te Durresit Bashkim Hoxha drejtori i teatrit Skampa te Elbasanit Benon Lopari. Pjese e komisionit ishin po ashtu edhe aktoret Luiza Xhuvani dhe Rajmonda Bulku si perfaqesuese te dy forcave politike. Grupet e tjera te interesit perfaqesoheshin nga drejtori i Teatrit te Operes Zhani Ciko dhe kryetari i Sindikates se Artisteve Reshat Ibrahimi. Ky takim nuk ishte i ngjashem aspak me ate te zhvilluar me pare me iniciative te Ministrise se Kultures ne Galerine Kombetare te Arteve ku grupet e interesit nuk u perfshine ne diskutime dhe u duk se ne parim dhane pelqimin e tyre per kete draft. Artistet e pranishem debatuan shume nene te ligjit ne pika kyce te tij duke e cuar diskutimin deri ne ngjyra politike. Ndonese kundershtare mes tyre per pika te caktuara pjesa me e madhe e artisteve shprehen hapur dyshimin per zbatimin e ketij ligji. Kete argument e bazuan ne historine e deshtimeve te ketij ligji ne keto 20 vite tranzicioni. Regjisori Arben Kumbaro e quajti deri edhe ligj politik i ngritur mbi interesa te nje grupi te vogel njerezish. Duke iu bashkuar ketij mendimi Kico Londo u shpreh se ky ligj ka nje handikap shume te madh kur perfshin artin dhe kulturen ne te njejtin vend qe jane dy fenomene te ndryshme. Aktori Ndricim Xhepa beri thirrje qe te merret me shume kohe per hartimin e ketij ligji te cilin ai e perkufizoi te shkruar nga burokrate. Nje nga risite e ketij ligji eshte krijimi i Qendres Kombetare te Artit si nje institucion i ri ne varesi te MTKRS-se. Kundershtimet ne kete pike kane qene te shumta. Ndersa drejtori i TK-se ka propozuar qe kjo qender te kete disa borde per secilen fushe mendim qe e kane mbeshtetur edhe te tjeret duke iu referuar modelit te Qendres se Kinematografise tjeter mendim ka ndare Zhani Ciko. Ky institucion nuk mund te funksionoje me borde te pafundme por duhet te kete bordin me anetaret e vet perfaqesues nga gjini te ndryshme te artit ka thene ai. Kumbaro nga ana e tij e ka quajtur pjese te sistemit politik perzgjedhjen e drejtorit dhe bordeve te Qendres se Artit. Artistet kane kundershtuar vendimmarrjen qe ky ligj i jep MTKRS-se mbi projekte te medha sic jane festivalet apo konkurset duke shfrytezuar per kete fakt perqindjen e buxhetit. Ndricim Xhepa e quajti absurd faktin qe kishte edhe perplasje kompetencash ne nje kohe qe TK-se i jepet per gjithe vitin nje fond i barabarte me ate te vetem nje festivali. Nga ana tjeter si sindikata ashtu edhe artistet kane kerkuar qe komuniteti i tyre te jete me i pranishem ne vendimet qe marrin bordet artistike ne institucionet perkatese por Ciko ka kundershtuar duke thene se kjo do te ishte atrofizim i institucioneve. Ne kete menyre drejtuesi nuk ka mundesi te shpalose aftesite e tij ka thene Ciko. Palet e interesit jane bashkuar ne nenin e ketij ligji qe percakton se 30 e fondeve te pushtetit vendor duhet te shkojne per institucionet e kultures dhe ne faktin qe duhet ripare vendimi qe institucioneve kulturore tu kthehet 90 e shumes se fituar nga biletat qe sot ia dorezojne shtetit. Mes toneve te larta duke pretenduar se ky draft nuk eshte diskutuar mes paleve te interesit artistet kane kerkuar ne komision me shume kohe dhe rishikim te tij. Nga takimi i djeshem Komisioni i Edukimit nuk doli me nje vendim perfundimtar duke e lene evazive pergjigjen e ketij pretendimi. Nga ana tjeter Mark Marku u ka kerkuar artisteve qe cdo sugjerim apo kundershtim te tyre ta sjellin te shkruar.

Kastriot Cipi - Regjisor

Kam frike se ky ligj jo vetem qe nuk do te kete impakt por nuk do te zbatohet. Une kam te drejte te dyshoj ne vullnetin e ministrise per te zbatuar ligje qe nuk i ka zbatuar me pare. Nga regjimi i kaluar kemi trasheguar nje sistem teatri qe ne thelb te tij permban dhjete teatro publike duke perfshire dhe teatrot kombetare e levizje amatore ne shkolla e ndermarrje. Nese ligji nuk reformon keto dhjete teatro qe jane esenca e sistemit nuk e kuptoj pse duhet ai. Une shikoj probleme qe duhen pare me kujdes e per te cilat duhet gjetur zgjidhje. Me shqetesim shoh qe ne vend qe te kishte liberalizim ka forcim te centralizimit. Ne kemi nje precedent pozitiv qe vjen nga Qendra Kinematografike e cila ka tre borde per secilen gjini. Ketu bordet jane te emeruar por nga pese anetaret e bordit nje eshte nga Ministria e Financave dhe nje nga MTKRS. Per mua eshte centralizim i skajshem sepse kemi te bejme me borde artistike jo administrative. Eumlshte fare e thjeshte qe ky model te aplikohet ne ligjin aktual. Nderkaq Qendra Kombetare e Artit eshte institucion publik dhe nuk ka asgje qe ajo te menaxhoje edhe festivalet. Parate mbeten brenda shtetit por ne kete menyre thjeshtohet ne maksimum burokracia. Qendra ka impakt ne sektorin pa qellim fitimi sepse teatrot kombetare perjashtohen nga e drejta e financimit. Ajo krijohet per te rregulluar financimin e teatrove vendore dhe trupave private.

Ndricim Xhepa ndash Aktor

Ky ligj nuk duhet te shihet me ngjyrat politike. Raportet e MTKRS-se me Teatrin Kombetar apo me teatrot e rretheve ka 20 vjet qe diskutohen. Ne kemi rastin pozitiv te ligjit per kinematografine qe ka 14 vjet qe funksionon ndonese me kohen jane amenduar disa ligje. U moren disa specialiste u cuan te shihnin modele dhe e pershtaten me ligjin shqiptar. Te mos nxitohet as ministri dhe as komisioni por te ngrihet nje bord me njerez te cilet nuk kane interesa te ngushta dhe te arrihet ne nje ligj nga i cili te perfitoje arti. Kam pershtypjen se kreu i Qendres se Artit ka perplasje me dikasterin e ministrise. Une nuk e kuptoj pse qendra do na aprovoka ca projekte dhe ato te mirat te majmet i mbaka ministria. Cdo te thote qe per TK-ne aprovohet nje buxhet i caktuar per te gjithe vitin e po aq edhe per nje aktivitet. Teatri ka dy salla te cilat mund te shfrytezohen shume mire. Si ka mundesi qe buxheti nuk mund te shkoje nga 120 milione ne 200. Nese do te veprohej keshtu do te kishte me shume premiera ne sallen e madhe dhe salla e vogel do te ishte e aplikueshme me shume per aktoret e rinj. Te mos nxitohemi por te shqyrtohet gjithcka me kujdes. Shteti ministria te mbledhe nje bord me njerez cilesore te artit jo te burokracise e te zyrave qe sot jane te nje partie e neser te nje partie tjeter. Nuk behet nje ligj i artit me njerez te burokracise.

Kico Londo

Drejtori i Teatrit te Metropolit Kico Londo i eshte referuar historise se moszbatimit nder vite te ligjit Per artin skenik per te shprehur mosbesimin ndaj draftit te ligjit Per Artin. Ne te gjitha rastet qe jane bere perpjekje per ta ndryshuar kete ligj ka pasur interesa te ngushta. Ky ligj ka nje handikap shume te madh kur perfshin artin dhe kulturen ne te njejtin vend qe jane dy fenomene te ndryshme. Ta konsiderosh artin si vazhdimesi te kultures do te thote te mbetesh ne socrealizem. Te gjitha institucionet tona artistike dhe kulturore jane te futura ne paradoks per shkak te mungeses se ligjit nuk kane as seli dhe as pronesi. Institucionet tona artistike dhe artistet nuk gezojne status dhe ky ligj nuk ka asnje pike per statusin. Ne menyre paradoksale me perjashtim te Qendres se Metropolit asnje institucion tjeter nuk perfton 90 te ardhurave te biletave dhe ky ligj e le te pandryshueshem. Institucionet kulturore ne rrethe me perjashtime te rralla duhet te dalin nga gjendja mocal ku ndodhen e te aplikohet sistemi i kontratave ne menyre qe te shtohen parate dhe njerezit qe punojne ne institucione duke nisur nga Teatri Kombetar. Me duket jo e denje per nje shoqeri qe ne vitin 2010 shteti po lehteson dhe po lejon ngritjen ne nivel kombetar te cdo lloj vlere te dyshimte dhe per mua ky eshte masovizem komunist.

Arben Kumbaro - regjisor

Ky ligj qe kemi ne tavoline eshte historia se si nje ligj shkruhet ne leter ngelet ne leter dhe nuk aplikohet. Ky ligj qe ne fillim merret me dy objekte te ndryshme buxhetin e shtetit per institucionet dhe i dyti buxheti i shtetit per iniciativen e lire ne art e kulture. Nuk ka asnje ligj te ngjashem neper bote. Ky ligj eshte nje mballosje pa fund i improvizimeve me interesa te vogla per te mos thene mafioze te grupeve qe duan te perfitojne buxhete publike duke kerkuar cdo vit financime per projektet e tyre te cilat nuk kontrollohen kurre se sa te rendesishem jane dhe cfare cilesie artistike sjellin. Une kerkoj te mos behet asnje hap tjeter me kete ligj ne nje kohe kur vete ministria nuk e ka kaluar kete draft ne procesin e debatit civil. Sistemi anglo-sakson funksionon ne menyre te tille qe parate te shkeputen nga politika e tu jepen per menaxhim artisteve. Ketu drejtori i Qendres se Artit vendoset nga ministri e po permes ketij sistemi politik zgjidhen bordet. Nga ana tjeter i duhet dhene fund emerimit te aktoreve me urdher politik. Secili duhet te perzgjidhet ne baze te audicioneve dhe ne baze te kontratave e projekteve. Absurd tjeter i ligjit eshte vendimmarrja ne MTKRS. Pse festivalet vendosen me MTKRS Kush jane autoritetet qe vendosin per politikat e festivaleve Ka nderhyrje te dhunshme ne vendimmarrjen artistike dhe ne shoqerine civile. Ju lutem reflektoni thelle mbi ligjin para se ta kaloni.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›