Lunaçek: SMS-të ishin presion
Pas akuzave te mediave lidhur me presionin e ushtruar ndaj deputeteve për te zgjedhur ne raundin e trete ish kreun e AKR-së Behgjet Pacolli, ka ardhur edhe reagimi i raporteres se Kosovës ne Parlamentin Evropian. Sipas zonjës Ulrike Lunacek, e cila ne ditën e votimit te presidentit ishte e ulur pranë ambasadorit amerikan, mesazhet e publikuara ne media janë te patolerueshme ne një sistem demokratik dhe shfaqin një imazh aspak te mire te Kristofer Dell ne sytë e kosovareve. ?Të gjithë ne ishim duke iu dërguar SMS njerëzve të ndryshëm. Unë isha ulur jo shume larg Dellit. Të shihje se çfarë doli në shtyp, dukej se presidenti e kishte pyetur atë çfarë të bënte dhe ambasadori ia kishte dhënë disa sugjerime. Duket se ambasadori amerikan po mundohej ta ndikonte votimin në Parlament dhe mendoj se kjo ishte një sjellje që nuk duhej të bëhej në një kuvend demokratik?. Sipas zonjës Lunacek, zyrtaret e larte te bashkimit evropian, janë te gatshëm te mos i kushtojnë shume rendësi këtij skandali pasi ne plan te pare për ta është realizimi i bisedimeve Serbi-Kosovë.
Shpërndaje