E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet me ritme verore

Pas pesë vitesh konkurrimi në “Top Fest”, ku shpesh këngët e saj nuk kanë kaluar në netët finale,  Samanta kurorëzohet jo vetëm si “Best Female”, por edhe si fituesja e edicionit të dhjetë të këtij festivali të muzikës moderne.

Ajo është në përgatitje e sipër të një videoklipi të ri me ritme verore.

“Ende nuk e kam gati dhe nuk dua të nxitohem dhe dua të menaxhoj më së miri çdo produksion që do të vijë. Vetë fakti i çmimit është kulminacion dhe ka krijuar vëmendje rreth meje”, thotë Samanta duke zbuluar edhe disa plane të tjera për këtë vit, që duket i mbarë për të mes bashkëpunimesh me këngëtarë të tjerë. “Gjithashtu dua të realizoj edhe album, por do të dojë pak më shumë kohë, sepse kërkon punë intensive”, ka thene ajo per mediat shqiptare.

Viti i dhjetë i karrierës së saj muzikore është në mes, por në fund të tij nuk ka në plan të marrë pjesë në festivale të tjera, duke mos dashur t’ia prishë shkëlqimin çmimit të parë të “Top Fest”, por edhe për t’iu rikthyer intensivisht studimeve për Marrëdhënie Publike në Universitetin Europian të Tiranës. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›