E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Më la me një mesazh"

Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry ka zbuluar se aktori Rusell Brand është ndarë nga ajo vetëm me anë të një mesazhi telefonik.

Ajo është shprehur se nuk ka dëgjuar për të që kur ai i dërgoi mesazhin më shumë se një vit më parë, për t'i thënë se martesa e tyre kishte marrë fund.

Katy i ka thënë revistës Vogue në SHBA se, Rusell për të ishte një njeri i zgjuar, magjik dhe se ka qenë tërësisht e dashuruar me të në momentin që janë martuar.
"Rusell është shumë i zgjuar dhe kam qenë e dashuruar me të kur u martova, por puna bëri që martesa jonë të dështonte”, theksoi këngëtarja amerikane duke lënë të kuptohej se aktori 38-vjeçar nuk duronte dot të ishte i martuar me një femër të fortë si ajo.

“E pranoj që isha shumicën e kohës e zënë me turin dhe pranoj pjesën time të fajit. Kur e takova në fillim, ai donte barazi në marrëdhënie, por meshkujt kur janë në një marrëdhënie të barabartë e kuptojnë se nuk e përballojnë dot”, shpjegoi Katy.

Martesa Perry-Brand përfundoi në dhjetor të 2011-s, 14 muaj pasi u martuan në Indi. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›