Tifozi padit Sunderlandin: Cisse më qëlloi me top
Tani klubet duhet të kenë kujdes gjatë stërvitjeve, pasi të rrethuar nga shumë fansa, ka shumë mundësi të ndodhin ngjarje nga më të ndryshmet. Një rast i fundit ka ndodhur në Angli, tek skuadra e Sunderlandit.
Një incident i vogël ka ndodhur në fushë, kur Djibril Cisse gjuajti topin nga 20 metra, por papritmas topi përplaset fort me një tifoz. Ky i fundit largohet me shenjën e topit në trup dhe ku shkon? Në gjykatë. Aty padit klubin, pasi sipas tij Djibril Cisse ishte shkaktari.
“Goditëm një fans, i cili pësoi një dëmtim të lehtë. Ishte një goditje e topit nga Cisse që "plagosi" tifozin tonë. Ai na ka paditur në gjykatë”, deklaroi një nga drejtuesit e klubit. Francezi është transferuar në vitin 2008 në klubin grek, Panathanaikos.