E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet pas 4 oresh energjia ne vend

Pas më shumë se shumë se 4 orësh është rikthyer energjia në të gjitha ato rrethet ku CEZ bëri ndërprerje të menjëhershme. Problematika e krijuar në Durrës, Elbasan, Lezhë, Vlorë, Sarandë dhe Kukës. Shkëputja e energjisë në ujësjellësa solli dhe reagimet e forta nga vendorët.
Në Fier situata degradoi deri në përleshje të qytetarëve me punonjësit e CEZ.
Nisur nga situata e krijuar dhe bazuar nga kallzimet penale të institucioneve përkatëse, policia ndërhyri dhe bëri marrjen në pyetje dhe shoqërimet e shumë punonjësve të CEZ. Në Vlorë u ndaluan gjashtë punonjës, në Durrës katër vetë, në Lezhë pesë persona, ndërsa në Elbasan dy punonjës.

Noka: Ndërprerja e energjisë elektrike, cënim i sigurisë kombëtare
Ndërprerja e energjisë elektrike e Ujësjellasave nga CEZ është është një akt kriminal i cili cënon sigurinë Kombëtare. Kështu e ka konsideruar Ministri i Brendshëm Flamur Noka, situatën e krijuar paraditen e premte.
Gjatë një bisede telefonike, ministri ka garantuar se ka urdhëruar të gjithë drejtoritë e policive në qarqe që të nisin procedime penale për çdo rast të ndërprerjes së energjisë elektrike për Ujësjellsat, si edhe të ruhen stacionet e pompimit të këtyre ujësjellsave për të ndaluar çdo stakim të energjisë elektrike për ta.
Në mesditë, Ministri Noka ka thirrur dhe zhvilluar një takim me Kryeprokuroren Ina Rama dhe Avokatin e Popullit, Igli Totozani.
Burimet zyrtare nuk bënë të ditur rreth diskutimeve në këtë takim, i cili vjen në një situatë mjaft të tensionuar për shkak të vendimit të CEZ Shpërndarje për ndërprerjen e energjisë elektrike për Ujësjellsat, të cilat i konsideronin debitorë.

Reagimi
Nga ana e saj, Ministria e Ekonomisë i bëri thirrje kompanisë CEZ shpërndarje të reflektojë për vendimin e marrë për ndërprerjen e energjisë për ujësjellësat përndryshe do të merren masa në adresë të kësaj kompanie. Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Sokol Dervishaj e cilësoi ndërprerjen e energjisë për ujësjellësat si një akt të njëanshëm, të tejskajshëm dhe akt të paprecedentë që kompromenton rëndë sigurinë e qytetarit, publike dhe kombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›