Votimi i tre kritereve te KE ne Kuvend

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Volfart shprehet i zhgënjyer nga mungesa e votimit në seancën e fundit plenare të tre ligjeve, që shërbejnë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në një prononcim për mediat, Volfart tha se është bëhet fjalë për të tashmen dhe për të ardhmen e qytetarëve, bëhet fjalë për çështje të rëndësishme për jetën e përditshme. I pyetur se sa i vështirë duket arritja e një konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës ai pranoi se është shumë i vështirë, por jo i pamundur. “Konsensusi është i arritshëm dhe duhet të arrihet”, deklaroi Volfart.
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ripërsëriti ftesën klasës politike shqiptare të marrin vendimet në kohën e duhur, në të mirë të qytetarëve dhe procesi i reformës legjislative është qartësisht pjesë e saj.