E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet per kryeqytetasit, "Burri i gruas sime"

"Burri i gruas sime", nje komedi nga Miro Gavran, realizuar ne skene nga Kastriot Cipi, do te shfaqet ne skenen e vogel ne Teatrin Kombetar, kete fundjave, si nje bashkepunim i Institutit Shqiptaro- Europian dhe Teatrit Kombetar. Interpretojne ne kete komedi Vangjel Toce, Mehdi Malkaj, Rajmonda Bulku, me skenografi te Rudi Kocit, ndersa kostumografia eshte realizuar nga Anila Zajmi. Grotesku mbeshtet kete komedi te shkruar nga Gavran, nderkohe qe e gjithe fabula e saj perqaset ne dyzimin e dy burrave, te cilet jane martuar pa dashjen e tyre me te njejten grua, Even. Pavaresisht marreveshjes se arritur mes dy burrave per te jetuar me gruan e tyre, pa e ditur ajo, kulmi i komedise arrin kur marrin vesh, se ajo i tradhton me nje burre te trete, qe ne fakt eshte babai i vajzes se saj, por qe e ka rritur nje nga burrat e saj. Te dy fatkeqet, e gjejne veten ne udhekryq. Cfare te bejne me gruan e tyre te perbashket dhe me jetet e tyre? Asnjeri nuk deshiron ta denoncoje ne polici per bigami, sepse atehere ajo do te perfundoje ne burg, kurse ata do te mbeten vetem dhe te turperuar para opinionit.
Spikat ne kete komedi, loja e aktoreve te njohur Toce dhe Malkaj, nderkohe qe Bulku, e njohur per realizmin e filmave dhe gjinine e drames, duket se eshte perpjekur te levroje kesaj here gjinine e humorit, e rralle ne CV-ne e saj artistike. Pavaresisht dramaturgjise se Gavran, here pas here dialogu mes personazheve zbehet, nderkohe jo ne pak raste edhe zgjidhja regjisoriale nuk godet.
Shkrimtari bashkekohor kroat, Gavran veprat e te cilit jane perkthyer ne mbi 20 gjuhe, sjell nje komedi mjaft te realizuar ne boshtin ndertues te saj. Pavaresisht se ne kompleks ajo vjen tek shikuesi, jo rralle here gjetjet regjisoriale dhe dialogu i personazheve vjen i zbehte, duke mos arritur te zbertheje si dhe sa duhet dramaturgjine e ketij autori, nder me te spikaturit e brezit te tij.
Miro Gavran, ka botuar tete libra ne proze per te rritur dhe gjashte te tille per femije e te rinj, si dhe ka shkruar rreth 30 pjese, te cilat kane njohur mbi 120 premiera ne Kroaci, Holande, SHBA, Slloveni, Poloni, Bullgari, Hungari, Bosnje-Hercegovine, Maqedoni etj. Pjeset e tij "Nata e Zotave", "Dashurite e Xhorxh Uashingtonit", "Cehovi i thote lamtumire Tolstoit", "Burri i gruas sime", "Shekspiri dhe Elizabeta", "Vdekja e nje aktori", "Pacienti i Dr. Frojdit", "Harroje Hollivudin", "Gjithcka per grate", "Mbreter dhe batakcinj" dhe "Si te vrasesh Presidentin", jane shfaqur mbi 8.000 here ne keto vende.
Eshte i pari autor kroat qe eshte vene ne skene ne SHBA, ne Eugene O'Neil Theater Center (1999). Gavran ka fituar 15 cmime letrare dhe teatrore, mes te cileve Cmimi Nderkombetar per Letersine i Central European Time (Hungari) per Shkrimtarin me te mire te Europes Lindore per vitin 1999 dhe Cmimi i Rrethit Evropian per vitin 2003.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›