Agim Sulaj, pas suksesit nderkombetar, ne GKA
E ka pagezuar "Enderrimtari" ekspoziten e tij piktori Agim Sulaj, e cila do te celet pasditen e se enjtes ne mjediset e Galerise Kombetare te Arteve. Vjen ne Tirane me kete ekspozite personale pas nje sere suksesesh nderkombetare, ku ka rrembyer cmime ne jo pak bienale. Nje koleksion, prej rreth 25 punimesh ne vaj, te piktorit te njohur Agim Sulaj, te cilat i referohen femijerise. Sulaj eshte shprehur se "zgjodha titullin e nje tabloje te kesaj ekspozite, duke iu referuar endrres, e cila na ndjek dhe e ndjekim ne cdo hap. Cdo deshire per t'i shpetuar varferise shpirterore dhe rendomtesise se jetes nuk eshte gje tjeter vecse realizimi i nje endrre". Pjese e ekspozites se tij do te jene dhe vepra te ekspozuara ne konkursin e njohur per cmimin "Michetti 58", te cilat do te jene te shoqeruara me kataloget e ketij konkursi. "Ne kete menyre, dashamiresit shqiptare te artit do te kene mundesi te shohin dhe vepra te mjeshterve te tjere boterore te piktures si Luciano Ventrone, Baltus, Mitoraj, De Chirico, Odd Nerdrum, Sandorfi etj. Piktori Agim Sulaj eshte nderuar me cmime ne konkurse boterore te karikatures si ne Gjermani, Kosove, Amerike, France, Belgjike, Turqi, Iran, Itali etj. Krijimtaria ne karikature i perket periudhes nentor 2006 dhe janar-shkurt 2008 dhe disa prej tyre jane publikuar here pas here edhe ne shtypin shqiptar.