"Franku V", sfida e komedise se muzikuar
Anisa Ymeri
Skena e Teatrit Kombetar ne fundjave, rralle ka qene e boshatisur. Por, ama me shfaqje te sezonit te shkuar artistik. Me gjase, ky muaj s'do te shkoje pa u shfaqur premiera e ketij sezoni, per te cilen prej me se 2 muajsh regjisori Arben Kumbaro dhe 20 aktoret e perzgjedhur prej tij provojne t'i japin forme shfaqjes.
Eshte "Franku V", e dramaturgut gjerman Fridrih Durrenmat, sprova e madhe e te gjitheve, per te sjelle ne skenen tone jo vetem mesazhet qe cilesohen te nje potenciali te jashtezakonshem, por edhe te paren komedi te muzikuar ne Shqiperi. E keshtu, regjisori Kumbaro ka thyer heshtjen, duke folur dje per te paren here mbi ate cka kjo shfaqje do te percjelle dhe detaje, mbi ate qe do te shfaqet ne skene. Nuk ka ende nje date te percaktuar premiere, por ka nje motiv per mungesen e kesaj date. Kumbaro tregon se "eshte gjithcka live, muzike e kenge, ndaj mund te ndodhin te papritura". Por, ajo qe ngjall siguri jane emrat e aktoreve, pasi pjese e shfaqjes jane me te zeshmit e skenes shqiptare per momentin, jo vetem Luiza Xhuvani e Yllka Mujo, por edhe Fatos Sela, Roland Trebicka, Sokol Angjeli, Licaj, Malkaj, Toce etj.
Arben Kumbaro theksoi: "Kjo veper permban nje force te madhe politike, poetike dhe estetike ne komunikimin e saj me realitetin e shoqerise shqiptare. Mbi te gjitha, eshte nje veper poetike qe i flet realitetit te cdo kohe dhe cdo vendi". E tundimi per ta vene ne skene per regjisorin ka qene shqetesimi i ndergjegjes qytetare sot. "A mund te lulezoje demokracia ne nje shtet gangsteresh? Ndoshta askush nuk pret nje pergjigje, pasi cdokush e bluan brenda tij ate cka ndodh e cka percepton prej atyre qe prek ne te perditshmen. Por, Kumbaro nuk mund te mos theksoje se, "pavaresisht se shfaqja eshte shkruar ne vitet '60-te, eshte vene ne skene ne vitin 1990 edhe ne Shqiperi, sistemet kane ndryshuar, por raporti i individit me shtetin eshte ende i pa stabilizuar". Shumecka ka ndryshuar prej vitit 1991, dhe ajo cka do te shfaqet ne skenen e TK-se kete fundmuaji, do te jete krejt e ndryshme prej venies se 17 viteve me pare.
Muzike live dhe aktore qe kendojne
E para komedi e muzikuar qe do te ngjitet ne skenen e Teatrit Kombetar do te jete "Franku V". Te gjithe aktoret do te kendojne e kercejne, me muziken live qe do te luhet ne skene nga orkestra, e kompozuar nga Endri Sina. Jo me kot per te gjithe eshte sfide e madhe. Luiza Xhuvani (Otilie) e Durrenmat, e cila do te jete perkrah Fatos Seles (Franku) ne skene, shprehet se "ajo qe pretendojme te sjellim eshte nje fryme e re ne TK. Nje aktor duhet t'i beje te gjitha, te kerceje e te kendoje. Mund te jete e veshtire, por nuk eshte e pamundur". Ndersa aktori Sela, te vetmen fraze qe nxjerr nga goja eshte: "Kam frike te flas para premieres".
Hera e pare ne "Migjeni" 1991
"Franku V" nuk shkel per here te pare ne nje skene shqiptare! Ka qene viti i hershem 1990 kur nen interpretimin e aktoreve te paperseritshem, Bep Shiroka dhe Tinka Kurti, kjo shfaqje u ngjit ne skene. Sic kujton regjisori Kumbaro, premiera ka perkuar me protestat e shkodraneve ne vitet e trazuara, ne kapercyell te viteve 1990. "Migjeni" e percolli ne prag te permbysjes se komunizmit, duke pasur nje impakt te jashtezakonshem me publikun dhe situaten e asaj kohe. Kjo eshte edhe nje nga arsyet pse regjisori i rikthehet realizimit te "Frankut V" per skenen e Teatrit Kombetar dhe me permasa te reja. Duke e cilesuar sfide jo pak te veshtire.
C'eshte "Franku V"?
"Franku i V" eshte cilesuar nga kritika boterore si versioni modern i "Rikardit III" dhe perpjekje alternative e vepres se Brehtit "Opera per tre grosh". Te Brehti, gangsteret jane borgjeze, ndersa te Durrenmat borgjezet jane gangstere. Kritike te ndryshem e kane cilesuar kete veper si: komedi-muzikore, tragji-komedi, tragjedi groteske, grotesk-kriminal. Dyrrenmat, si nje nga koloset e dramaturgjise moderne gjermanofone te shekullit XX-te, e rimori kete teme me synimin per te reflektuar ndryshimet sociale qe kishin ndodhur ne Evropen e pas Luftes se Dyte Boterore si pasoje e lulezimit te konceptit liberal perendimor te kapitalizmit jo social. Situata eshte shume e ngjashme sot me ndryshimet qe ndodhen ne Evropen Lindore pas viteve '90-te. Kjo pjese eshte vene me shume sukses ne keto vende, pikerisht si metafore e nje shteti banditesh me veladonin e kuq dhe ideologji te majte.
Aktoret e tragji-komedise "Franku V":
Franku V Fatos Sela
Otilie Luiza Xhuvani
Bekman Neritan Licaj
Egl Bujar Asqeriu
Nojkom Roland Trebicka
Frida Yllka Mujo
Shmalc Mehdi Malkaj
Kapeler Naum Shundi
Heberlin Vangjel Toce
Herbert Saimir Braho
Franciska Olta Dako
Hajni Marko Bitraku
Shlumf Sokol Angjeli
Vilhelm Mario Deda
Presidenti Fredi