"Skampa" korr sukses me "Dasmen"
Nje beqar nga Shqiperia, emigrant ne Greqi, detyrohet nga familja qe te martohet me nje vajze nga Ferizaj i Kosoves. Rreth ketyre dy personazheve vertitet komedia muzikore 'Dasma', premiera e se ciles u shfaq me sukses mbremjen e se enjtes ne skenen e teatrit 'Skampa'. Me regji te Erand Sojlit, komedia muzikore mori te qeshurat dhe duartrokitjet e spektatoreve qe kishin mbushur sallen e teatrit ne kete nate te pare te premieres. Ne qender te saj ishte nje rit dasme, e cila erdhi bukur ne skene. Dialektet e ndryshme te gjuhes mes familjes se nuses dhe dhendrit, u percollen me mjeshteri nga artistet Salsano Rrapi dhe Julian Dede, ndersa pjesemarres ne shfaqje ishin dhe Mehdi Zena, Eglantina Toska. Aktori Julian Dede ne kete shfaqje interpretoi dy role, nenen e nuses si dhe vellain e nuses nga Ferizaj. Premiera do te rishfaqet per spektatorin elbasanas ne daten 12, 13 dhe ne 14 Mars, Diten e Veres. Kjo eshte shfaqja e pare qe trupa e teatrit 'Skampa' ve ne skene per kete sezon artistik. Per realizimin e saj bashkia e Elbasanit akordoi nje fond prej 1.4 milion lekesh.