E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet "Into the Park"

Festivali “Into the Park” , rikthehet me edicionin e dytë, që pritet të sjellë performanca të veçanta nga artistë shqiptar e të huaj, si dhe një sërë aktivitetesh dedikuar mjedisit.

Kjo ngjarje kulturore d6 të organizohet në qytetin e Pejës, më 21 dhe 22 qershor, nga Info Group, pjesë e OJQ “Music Man”.
Mes performuesve të konfirmuar janë: Genc Salihu, Gipsy Groove, The Valerie Solanas (Belgjikë), Conquering Lion (Maqedoni), ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet publikimi i emrave të tjerë.

Sikurse vitin e kaluar, festivali  do të mbahet në hapësirat e Parkut të madh të qytetit të Pejës .
Programi i festivalit përbëhet prej koncerteve muzikore, trajnimeve, debateve, programit artistik dedikuar mjedisit dhe ekspeditës turistike.

Sipas organizatorëve, qëllimi  kryesor I festivalit është shkëmbimi i përvojave mes muzikantëve dhe artistëve dhe shfaqja e tyre para audiencës lokale, regjionale e ndërkombëtare, ngritja e vetëdijes muzikore e artistike, promovimi i turizmit si dhe promovimi i vlerave të trashëgëmisë kulturore e natyrore. /R.K./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›