E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Turbo Albania-One Catunar Show”

Ironinë e ktheu në autoironi, dhe të dyja bashkë i ka shndërruar në art, pas një propozimi interesant nga regjisori i njohur Altin Basha, për të dhënë një shfaqje i vetëm të titulluar “One catunar show”.

Bes Kallaku ështe shfaqur para publikut te shtune në orën 20:30 në premierën e formatit “One man show”, që u rishfaq dhe sonte në sallën e Akademisë së Arteve, për t’u finalizuar me natën gala në Pallatin e Kongreseve.

I pyetur për këtë ngjarje të rëndësishme në karrierën e tij si aktor, ku i duhet të zotërojë skenën i vetëm për 45 minuta, Besi ershte shprehu për mediat shqiptare: “Ndihem i emocionuar para kësaj shfaqjeje, ku me idenë e regjisorit Altin Basha unë sjell një këndvështrim ndryshe për Shqipërinë, Tiranën dhe metropolin nën një lupë ‘turbo’. Një këndvështrim plot humor, të qeshura e të vërteta në këtë “One catunar show” që nuk duhet humbur!, thotë ai.

Besi thekson se kjo është shfaqje rekomandohet të ndiqet nga qytetarët, për të kuptuar ata vetë se si duken në sytë e një katunari si "unë në këtë rast”.

Besart Kallaku, ose siç njihet nga publiku Gjini i “Portokallisë”, sjell këtë projekt me titull “Turbo Albania-One Catunar Show”, pas disa këngëve dedikuar katunarëve, siç është shprehur ai.

Nata finale do të regjistrohet dhe do të transmetohet në Digitalb./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›