E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet sporti i atletikes ne Elbasan ai ka rekordmenet e tij ne atletike

Sipas trajneres Zhaneta Ruçaj, Elbasani tashmë mund të cilësohet si një ekip që i është rikthyer lavdisë së dikurshme.

Ajo thotë se prej më shumë se 10 vitesh pista e Elbasanit nuk ka njohur atletë, por me iniciativën e dy trajnerëve dhe me dëshirën e vetme për të ngritur lart emrin e Elbasanit në këtë sport.

Dhe tashmë Elbasani ka rekordmenët e tij në atletikë duke zënë vende të para, thyer rekorde dhe fituar medalje në shkallë kombëtare e ndërkombëtare.

“Tani kemi një plejadë atletësh mjaft të përgatitur e të talentuar që po përfaqësojnë denjësisht Elbasanin”, shprehet trajnerja Zhaneta Rucaj.

Këto ditë një eveniment mjaft domethënës për atletët elbasanas ishte sponsorizimi që i bëri këtij ekipi rekordmeni kombëtar Besnik Godo.

Prej disa kohësh, ai ndodhet në Amerikë por mendja nuk i ndahet nga atletika.

Atletët përfituan ndihma të tilla si atlete, këpucë garësh, materiale sportive etj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›