Lëndohet Cavani
Nga Express më 09 korrik 2011 në ora 17:54
Lajme të këqija për Uruguain, por edhe për Napolin. Sulmuesi Edinson Cavani, i angazhuar në Copa America, ka pësuar një lëndim në gju gjatë ndeshjes ndaj Kilit, pas një faulli të ashpër që u shkaktua ndaj tij.
Ekzaminimet që do të bëhen shumë shpejt, do ta vërtetojnë saktësisht lëndimin. Nuk përjashtohet mundësia që Cavani të mungojë në ndeshjen e tretë dhe vendimtare të Uruguait, të mërkurën që vjen kundër Meksikës, në Grupin C.